Forumi Rinor Islam – Dega Prilep filloi me realizimin e projektit të radhës të platformës “Mozaiku Rinor”.
Këtë fundjavë filloi projekti “Incept” i cili realizohet përherë të parë në këtë degë dhe ka për qëllim krijimin e një gjenerate profesionale, aftësimin në drejtime të ndryshme dhe zhvillimin e personaliteteve të ndritura.
Pjesëmarrës në këtë projekt janë nxënësit më të dalluar të vitit të parë dhe të dytë të shkollës së mesme “Rilindja”-Zhitoshë
Si prezantim i kësaj jave ishte “Team building” e prezantuar nga kryetari i degës së FRI- Prilep, Veton Ibrahimi. U fol për rëndësinë dhe vlerat e FRI-së gjithashtu nxënësit patën mundësi të diskutonin mbi formimin e grupeve apo punën në grupe ku me anë të disa lojërave atraktive e kuptuan funksionimin e punës në grupe.