HALEP (AA) – Hani historik, hamami, komplekset dhe xhamitë që janë trashëgimia e qytetërimeve të ndryshme në Siri janë në rrezik të zhdukjes për shkak të luftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Siria e cila është e dominuar në katër vitet nga gjaku dhe lotët, përshkruhet si vendi i të shpërngulurve nga vendi dhe vendbanimet.
Njëherë e një kohë, vendi që ka përqafuar qytetërime të tilla si selçukët dhe otomanët, tani përkujtohet me terrorizmin, luftë dhe masakrat. Njerëzit që lënë atdheun e tyre me një shpresë dhe ata që marrin rrugën drejt një drejtimi të panjohur.
Ky udhëtim ndonjëherë zgjat me ditë, dhe nganjëherë mbetet pëgjysmë nga ndonjë ndërhyrje me bombë apo ndonjë armë. Njerëzit të cilët u strehuan në vendet e pakta në Lindjen e Mesme sidomos në Turqi, zgjohen në mëngjes me shpresë.
Sirianët të cilët kanë lënë vendet ku kanë punët e tyre, shtëpitë e tyre, tokat e tyre dhe ditët e bukura më së shumti janë të mërzitur për vendin e tyre i cili është kthyer në një rrënojë dhe janë prekur thellë nga shkatërrimi një e nga një të strukturave që mbanin gjurmët e kulturave të ndryshme.
Lufta nuk shkatërron vetëm zemrat, por edhe dëshmitarët historike si hane, hamamë, komplekset dhe xhamitë.
– Është nën kërcënim Xhamia Emevi në Aleppo (Halep)
Xhamia 300 vjeçare Emevi e cila u godit nga predhat e topave dhe çdo gjë tjetër që i përket historisë janë shkatërruar. Xhamia e cila dëshmon pregatitjen e qindrave ndoshta mijërave dijetarëve tani po dëshmon fytyrën e shëmtuar të luftës. Nga bombardimet më parë u rrëzua minareja e xhamisë e më pas shatërvani i saj.
Xhamia tashmë e shndërruar në një rrënojë ku mban edhe shenjat e plumbave dhe të bombave bën pjesë në listën e trashëgimisë botërore kulturore të UNESCO-s dhe nuk dihet se sa do ti rezistojë ajo luftës, por lufta e cila po ndikon për keq për njerëzit po aq keq po ndikon edhe për ndërtesat historike.
Komandanti i trupave dhe përgjegjës për ruajtjen e xhamisë Emevi nga grupet opozitare të Frontit islamik në Siri Ebu Ammar në shpjegimin e tij për AA tha se Forcat e regjimit të Asadit janë vendosur përreth xhamisë Emevi dhe ka ndërmarrë një sërë sulmesh për të marrë nën kontroll xhaminë.
Abu Ammar duke shpjeguar se në çdo sulm të ndërmarrë nga forcat e regjimit kanë shkatërruar dhe dëmtuar nga një pjesë të xhamisë ai tha: “Forcat e regjimit që duan të marrin nën kontroll xhaminë Emevi dhe duan që zëri i tyre të dëgjohet nëpër botë një ditë më parë ndërmorën sulme me raketa dhe kundërajrorë ku u dëmtuan dhe u dogjën harqet e murit të xhamisë në pjesën perëndimore. Felenderojmë zotin që shmangëm sulmet e regjimit dhe që fikëm zjarrin në xhami”.
Shef i Departamentit të Fakulteti të Shkencave dhe Letërsisë në Universitetin e Gaziantepit Doç. Dr. Halil İbrahim Jakar dhe Dr. Ahmet Ozpaj kanë në arkivën e tyre 3600 fotografi dhe 15 orë regjistrime në video të xhamisë para luftës. Dhe këto materjale të cilat në atë kohë nuk mendonte kush se do të kishte një luftë tani mund të jenë të dobishme për restaurimin e saj.
– Qytetet Rrënoja
Lufta civile ka shkatërruar shumë qytete në vend. Halep, Idlib, Rakka, Hama, Humus, Deyru’z Zor, Dera dhe kryeqyteti Damasku janë vendet ku ka përleshje mes forcave të regjimit dhe opozitarëve ndërsa në Haseke mes ISIL’it dhe grupeve kurde.
Qytetet më të dëmtuara janë Halep, Damasku, Dera dhe Deyru’z. Lufta e cila ka kthyer qytetet në gërmadha ka shkatërruar edhe infrastrukturën urbane. Njerëzit e paktë që jetojnë në këto qytete janë duke u përpjekur për të zgjidhur problemet e tyre jetësore si ujë, drita dhe ushqimet në mënyrë të kufizuar. Edhe njerëzit që janë larguar nga vendet e tyre presin me shpresë mbarimin e luftës./aa/
Categories