Javën që shkoi në xhaminë e madhe të qytetit të Podujevës, xhamia ‘Met Podjeva’ në Podujeve namazit javor- xhumasë u bë edhe një falje e gjakut mes familjeve Potoku dhe Hoti.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur vitin e kaluar ku një prestarë nga familja Hoti kishe aksidentuar një fëmijë nga familja Potoku, që ishte 3 vjeçar.
Aksidenti që rezultoi fatal kishte ndodhur në rrugën për Peranit, që atëherë ishte rrugë e drejtë e pa pengesa.
Me inicimin e imamit Mulla Idriz Billallit, imam në xhaminë ‘Met Podjeva, që filloi të ndërmjetësonte mes familjeve përfundoi me rezultat- imami arriti qe ti pajtonte këto dy familje mes veti. Ditën e premte këto dy familje ia shtrinë dorën njëra-tjetrës.
Imami Bilalli i dha fjalën edhe Muhamet Latifit i cili e përgëzoi imamin për punën e bërë dhe falënderoi familjen Potoku qe po e falte këtë gjak. Pajtime gjaqesh ka pasur shpesh në Podujevë me ndërmjetësimin e Imamit Bilalli.