Kombëtarja jonë ka mposhtur me rezultatin e thellë 4 – 1 Lituaninë në “Qemal Stafa”.
Djemtë e De Biazit e nisën miqësoren me shumë raste në një terren tepër të vështirë.
Në minutën e 33-të Meha kaloi Shqipërinë në avantazh me një supergol nga një goditje dënimi rreth 35 metra larg portës. Vetëm pesë minuta më vonë Migjen Basha asistoi për Çanin,i cili dyfishoi rezultatin. Një minutë nga fundi i pjesës së parë ishte vetë Basha që nga hyrja e zonës shkundi rrjetën e portierit lituanez duke mbyllur në mënyrën më të mirë një 45-minutësh spektakolar.
Edhe gjysma e dytë e lojës nisi mirë për Kombëtaren tonë, e cila arriti të katërfishonte rezultatin falë një autogoli të Palionisit në minutën e 59-të.
Miqtë shënoi golin e nderit me Razulisin 15 minuta nga fundi.
Kështu, Kombëtarja jonë vazhdon serinë e rezultateve pozitive pas fitores së fundjavës në transfertë me Norvegjinë.
Misioni i radhës për kuqezinjtë është sfida e 7 qershorit kundër Norvegjisë po në “Qemal Stafa”, një ndeshje delikate për ecurinë e mëtejshme të Përfaqësueses sonë në eliminatoret e Botërorit 2014.
/Start/
Categories