Categories
Lajme

Policët në Egjipt kërkojnë leje për mjekër

Një numër i madh i policëve egjiptianë janë duke kërkuar nga Ministra e Brendshme për të kthyer mbrapsht vendimin që u ndalon atyre mbajtjen e mjekrës.
“Ne duam që Egjipti të jetë i bazuar në vlerat e revolucionit: të mos ndalojë njerëzit në bazë të gjinisë apo fesë,” tha një zyrtari i policisë për CNN.
Pas revolucionit të vitit 2011 që rrëzoi diktatorin Hosni Mubarak, shumë egjiptianë mendonin se ata ishin të lirë të praktikojnë Islamin, i cili këshillon burrat për të mbajtur mjekër.
“Feja ime më këshillon që të mbaj mjekër, dhe unë e respektoj fenë time,” thotë Hany Al Shakery, një polic që është kundër këtij vendimi.
Gjatë kohës së Mubarakut, policia nën urdhrat e tij përdori metoda të dhunshme për të shtypur grupet myslimane, të cilët shiheshin si armiq të shtetit. Gjatë sundimit të tij, të gjithë ata egjiptianë që mbanin mjekër përjashtoheshin nga mbajtja posteve të larta qeveritare, por jo vetëm kaq, mjekër nuk mund të mbanin as sportistët e as mësimdhënësit.
Megjithatë, pas largimit të Mubarakut, zyrtarët e policisë dhe burrat e ushtrisë vazhduan të ndaloheshin nga rritja e mjekrës.
Vendimi i gjykatës
Pas protestave të mëparshme nga oficerët e policisë të cilët kërkuan të mos jenë të detyruar të rruajnë mjekrat e tyre, Gjykata e Lartë e Egjiptit vendosi në mars se policët mund të rrisin mjekrat, duke i dhënë fund konventës së vjetër, e cila me dekada ka ndaluar një veprim të tillë.
Megjithatë, Ministria e Brendshme ka mohuar se ka pasur ndonjë vendim përfundimtar për këtë çështje.
“Ministria e Brendshme nuk ka qenë e njoftuar zyrtarisht rreth ndonjë vendimi gjyqësor ose udhëzimi që të zbatojë një vendim të tillë … Kur Ministria e Brendshme të jetë njoftuar, ajo do të marrë masat e nevojshme ligjore për ta zbatuar atë, ” tha një zyrtarë i Ministrisë së Brendshme.
Gjatë fushatës së tij për president, lideri i Egjiptit Mohammed Mursi – një anëtar i Vëllazërisë Myslimane, – tha se ai nuk kishte asnjë kundërshtim ndaj anëtarëve të forcave të sigurisë që dëshirojnë të rrisin mjekrën.
/mesazhi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version