Unë tani jam një amerikan mysliman, dhe me udhëzimin e ndihmën e vazhdueshme të besimtarëve si Nasiri dhe Riadi, unë shpresoj që një ditë të caktuar unë do të jem një shembull i mirë për të tjerët sikur ata që ishin për mua.
Emri im është William, unë jetoj në një qytet të madh në mes të Shtetet të Bashkuara të Amerikës.
Unë jam një amerikan tipik në shumë mënyra të cilat pasqyrohen në të dy jetët e mia profesionale dhe personale. Profesionalisht, unë jam një mbikëqyrës në një departament të madh policor, dhe unë kam qenë ushtar, aktiv dhe rezervist.
Personalisht, unë jetoj në periferi me gruan time dhe fëmijën, vozisë një kamion dhe herë pas here veshi çizme të kaubojve.
Unë i paguaj faturat e mia, i trajtojë mirë fqinjët e mi, i kam trajtuar mirë edhe para se të pranoi Islamin, kam ndjekur fenë time në mënyrën në të cilën unë kam qenë i udhëzuar.
Udhëtimi im në Islam filloi me shoqërinë time dhe me miqësinë më vonë, me një njeri me emrin Nasir. E kam takuar Nasirin përmes punës në fund të viteve 1980, dhe isha i impresionuar me sjelljet e tij dhe mënyrën se si ai më trajtonte mua. Unë, deri, atëherë, kisha takuar shumë pak myslimanë, dhe kam qenë gjithmonë pakës i shqetësuar rreth tyre sepse unë nuk isha i sigurt se si ata do të më pranojnë.
Përveç pamjes sime si një vozitës, zhyllan, jam jahudi, një kombinim jo tërheqës. Nasiri, megjithatë, më shoqëroi me dashamirësi, dhe si rezultat lindi një miqësi lulëzoi ngadalë. Nëpërmjet Nasirit, unë me të vërtetë i formova përshtypjet e mia të para rreth Islamit dhe të pasuesve të tij.
Gjatë viteve, unë vëretja se si Nasiri gjatë situatave të ndryshme, ishte vazhdimisht i sjellshëm, i urtë dhe i durueshëm, kur ai kishte të bëj me raste, situata të vështira me njerëz. Ai gjithmonë e mori rrugën e duhur, të drejtë, madje edhe në kohën kur unë, po të isha në të njëjtën situatë, do të isha sjellë ndryshe.
Nëse unë e pyeti atë se përse ai sillet kështu, ai do të më thoshte se kjo vjen nga nga dituria, nga urtësia, nga udhëzimi i tij. Më vonë e kuptova se këto virtyte ishin frymëzim nga Kur’ani, pa më treguar citate, ajete nga Kur’ani drejtpërsëdrejti, jo një mënyrë propaganduese, por në një mënyrë të butë, sikur po mësonte një fëmijë në rrugën e jetës të kësaj bote.
Në fakt, para se të lexoi Kur’anin, unë shpesh habitësha se si një person mund të jetë aq i mençur dhe i ditur! Unë nuk e kam ditur se këto parime udhëzuese janë të shkruara, ku unë ose dikush tjetër mund t’i lexojë ato. E kuptoj tani se sa i bekuar jam me fenë Islame dhe i pranoi myslimanët në mënyrë pozitive.
Rreth dimrit të vitit 2000, unë fillova të interesohem seriozisht për Islamin. Kam lexuar Kur’anin, por nuk isha në gjendje për të kuptuar plotësisht atë. Pavarësisht nga kjo vështirësi, kam vazhduar të kem një ndjenjë që unë duhet të vazhdojë, dhe kështu kam studiuar libra të tjerë rreth Islamit. Kam mësuar shumë, por kam mësuar si një akademik dhe jo në mënyrë shpirtërore.
Unë dy herë i kam kontrolluar ajetet shumë moderne për “zbulimet” që janë janë në Kur’an, dhe jam habitur me atë që kam zbuluar.
Përsëri, unë u përpoq për të lexuar dhe për të kuptuar Kur’anin, dhe sërish kam pasur vështirësi. Më në fund kërkova ndihmë nga Nasiri dhe më pas ndodhi incidenti i 11 shtatorit 2001. Papritmas kam pasur një mori të brengave të reja dhe i kam bërë vetes shumë pyetje. Gjatë kësaj periudhe, kam pasur një lidhje të madhe rreth ekspozimit ndaj Islamit, por shumë pak nga ajo që paraqitej ishte në një mënyrë pozitive për mua.
Si një mbikëqyrës i policisë, unë kam qenë vazhdimisht marrës i paralajmërimeve rreth kërcënimeve të perceptuara islame, dhe si një oficer rezervist, isha rreth njerëzve të cilët e perceptonin Islamin si një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të muslimanëve si armiq të mundshëm. Pra, për turpin tim, unë kam vazhduar për të pritur dhe për nisur studimet e mia në botën islame në ato zona që ndikuan drejtpërdrejt në jetën time profesionale.
Pastaj, në fund të verës të vitit 2004, një ndjenjë më bezdiste sërish dhe papritmas intensifikohej dhe unë më në fund e pyes Nasirin për udhëzim. Ai më mësoi në lidhje me parimet e besimit Islam dhe në lidhje me përmbajtjen e Kur’anit. Ai më tha se sa i rëndësishëm është Islami për jetën e tij, dhe sa fort ai besonte në të, jo vetëm në Fjalën Allahut, por edhe mënyrën në të cilën njeriu duhet jetuar.
Ai dhe vëllai i tij, Rijadi, atëherë më dhuruan broshura rreth Islamit që kishin përgjigje për shumë nga pyetjet që kam pasur. Me këtë njohuri në dorë, unë përsëri iu afrova Kur’anit, dhe papritmas zbulova se ky nuk ishte vetëm i lexueshëm, por ishte edhe i kuptueshëm! Kam lexuar dhe ri-lexuar çdo gjë që më është ofruar dhe pastaj dyfish kam kontrolluar faktet që janë paraqitur para meje. Sa më shumë kam lexuar, aq më shumë isha i habitur.
Kam zbuluar se informacioni që ishte në Kur’an do të ishte e pamundur që Muhamedi të ketë atë njohuri sikur ai të mos ishte Pejgamber, i Dërguar i Zotit. Jo vetëm që do të kishte qenë e pamundur për një njeri me atë prejardhje dhe në çfarë vendndodhje gjeografike, do të ishte e pamundur për cilindo njeri të kohës, periudhës së tij të ketë atë njohur. Unë dy herë i kam kontrolluar të dhënat shumë moderne të “zbulimeve” që janë shënuar në Kur’an, dhe jam habitur me atë që kam gjetur. Jo vetëm që Kur’ani përmban informacion që është shekuj përpara kohës së vet, por ai e bëri këtë me detaje, shumë prej të cilave nuk janë njohur deri në këtë shekull.
Unë nuk kam marrë asnjë informacion të ri, por e kuptoi atë që kam mësuar tashmë.
U binda se Muhammedi është me të vërtetë një i Dërguar që ishte i frymëzuar nga Zoti nëpërmjet melekut (engjëllit) të Tij. Pavarësisht nga kjo, unë ende përballem me një dilemë. Edhe pse unë tani besoi se Muhammedi është i Dërguar i Zotit, unë ende jam i hutuar rreth asaj se çfarë duhet të bëj. Çdo gjë që kisha besuar ndonjëherë u kthyer papritmas me kokë poshtë, dhe unë nuk kam qenë në gjendje për një shpjegim.
Një natë unë u luta për udhëzim dhe mirëkuptim. Kam besuar vetëm në një Zot, por kam kërkuar të di mënyrën në të cilën unë duhet të mbajë këtë besim. Lutja ime ishte e thjeshtë, por e përzemërt, dhe unë shkova për të fjetur plot shpresë se unë do të marrë një kuptim nga kjo situatë. Kur unë u zgjova, u zgjova me ndjenjën se unë kam përjetuar një pagëzim.
Çdo gjë ishte e papritur, e qartë, dhe kam kuptuar se të gjitha gjërat që unë kam praktikuar përpara ishin thjesht rite që janë sajuar nga njeriu në një përpjekje për të ndjekur parimet fetare që kishin ndryshuar gjatë mijëvjeçarëve. Unë nuk kam marrë asnjë informacion të ri, por isha i aftë për të kuptuar atë që kisha mësuar tashmë. U ndjeva i ngazëllyer, i lumtur dhe në paqe, dhe atë mëngjes e kam thënë, dëshmuar, Shehadetin.
Unë i thashë Nasirit, dhe ai më çoi në një xhami aty pranë për të falur namazin e xhumasë. Në xhami, Nasiri më çojë përpara dhe i tha xhematit se përse kam ardhur në xhami. Pastaj, Nasiri dhe Imami i xhamisë më ndihmuan të dëshmojë Fjalën e Dëshmisë (Shehadetin) në gjuhën arabe.
Edhe pse isha pakës nervoz, gëzimi që ndjeva më mundësoi që të tejkaloi çdo ndjenjë e tjetër. Pastaj, unë u mirëprita nga shumica e xhematit, në një mënyrë që ishte aq mikpritëse sa që unë e kam vështirë ta përshkruaj atë. Shumica e xhematit më shtrëngoi dorën time dhe më uruan me mirëseardhje në Fenë Islame dhe shumë prej tyre më ofruan ndihmë për çdo pyetje që më mundon. Kjo ishte një përvojë e mrekullueshme që unë kurrë nuk do të harroj.
Në përfundim, më lejoni të them se ndjenja e paqes që erdhi në mua është ende me mua, edhe pse unë jam ende në fazën fillestare të mësimit, unë jam i lumtur dhe i bindur se e kam bërë vendimin e duhur. Tani unë jam një amerikan mysliman dhe me udhëzimin dhe ndihmën e vazhdueshme të besimtarëve, si Nasiri dhe Riadi, unë shpresoj që në një ditë të caktuar të bëhem një shembull i mirë për të tjerët, sikur ata që janë për mua.
Burimi: Deen Show
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
======================================================
EDITOR
10 years ago
previous article
“Miku që s’më merr për numër!?”
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago