Ndryshe nga një vit më parë, festa e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, në Shkup po shënohet në një atmosferë mjaft modeste. Në rrugët e kryeqytetit të banuara me shqiptarë mungon entuziazmi dhe euforia që mbizotëronin gjatë festimeve të 100 vjetorit të flamurit. Më pak entuziaste duket edhe komuna e Çairit këtë vit, e cila nuk ka treguar të njëjtin përkushtim për t’i zbukuruar rrugët e qytetit. Flamujt kuq e zi të cilat kishin mbuluar rrugët e kryeqytetit nëntorin e një viti më parë, këtë vit mungojnë. Të paktën kamera e TV Alsat regjistroi një numër dukshëm më të vogël simbolesh që karakterizojnë këtë ditë. Ndjesinë se sot është 28 nëntori e japin vetëm disa flamuj të vendosur në shtiza aty-këtu nëpër rrugët e Çairit, ndërkaq komuna është përqendruar kryesisht në zbukurimin e godinës së saj.
Një vit më parë pikërisht nga Shkupi filluan manifestimet qendrore për shënimin e 100 vjetorit të flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, ndërkaq vetëm një vit pas gjurmët e një feste të tillë nuk duken më. Pos Komunës së Çairit, flamujt dhe zbukurimet mungojnë edhe në Komunat tjera të Haraçinës dhe Sarajit. Nga ana tjetër sot në orët e paradites policia ka penguar disa të rinj shqiptarë që kishin tentuar të vendosin flamurin kombëtar në muret e Kalasë së Shkupit. Megjithatë ngjarja ka kaluar pa ndonjë incident. /Alsat-M/
admin
11 years ago
previous article
Inagurohet "Nëna Shqiptare" në Zajaz (FOTO)
next article
Strugë, flamuri kombëtarë në shtizë 30 metërshe
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago