Categories
Lajme

Politikanët gjermanë mbështetën fushatën e “Islamic Relief”

Kjo shoqatë humanitare, duke sjellë së bashku muslimanët dhe ata të besimeve të tjera, synon të eliminoj paragjykimet të cilat deri sot kanë qenë të pranishme në shoqërinë gjermane
Kryetari i grupit SPD dhe ish-ministri i punëve të jashtme, Frank-Walter Steinmeier, iu bashkua fushatës humanitare “Islamic Relief” të emërtuar “Ushqimi për jetimët”.
Duke iu përgjigjur ftesës në drekën humanitare në Berlin, Frank-Walter Steinmeier, tha se Gjermania ka ndryshuar shumë në 60 vitet e fundit. Me hapjen e dyerve për emigrantët, ajo është pasuruar me kultura të ndryshme.
Ai, duke folur për rëndësinë e kësaj fushat, tha se Gjermanisë i nevojitet rritja e tolerancës ndërgjuhësore.
Aktivistët e SPD-së kanë ftuar të gjithë miqtë, të njohurit dhe qytetarët të marrin pjesë në drekë, dhe në këtë formë të ndihmojnë fëmijët pa kujdes prindëror, pavarësisht nga feja e tyre apo origjina.
Kjo shoqatë humanitare, me bashkimin e muslimanëve dhe atyre të besimeve tjera, synon eliminimin e paragjykimeve të cilat deri sot kanë qenë të pranishme në shoqërinë gjermane.
Fushata, e cila mbahet nën moton “Le të ndihmojë së bashku”, ka çuar në organizimin e drekave bamirësie në 60 qytete të ndryshme.
Mbështetje fushatës i është dhënë edhe nga shumë personalitete të famshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version