Argjentina ka mundur 3-2 Suedinë në takimin miqësor të luajtur mbrëmë, por momenti më i bukur i ndeshjes ka qenë ai kur nuk është shënuar një gol. Bëhet fjalë për momentin e minutës së 57-të të ndeshjes, kur Lionel Mesi kaloi topin mbi portierin Andreas Isakson.
Por ky i fundit reagoi me shpejtësi duke u kthyer dhe me roveshatë largoi topin nga vija fatale duke shpëtuar portën e tij nga një gol i sigurt, për t’i mohuar talentit argjentinas një gol në këtë ndeshje.
Gjithsesi, Mesi ka marrë ngushëllimin e rastit disa minuta më vonë, kur një tifoz ka hyrë në fushë vetëm për ta përshëndetur futbollistin, duke e puthur në ballë idhullin e tij.
Categories