Numri i personave të prekur nga alergjitë, në stinën e pranverës është rritur ndjeshëm. Shkaku kryesor janë polenet, të cilat janë burimi kryesor i shfaqjes së alergjive.
Mjeku i përgjithshëm Sedat Lumani, thotë se nga viti në vit evidentohen edhe pacientë të rinj me këtë diagnozë.
‘Në çdo pranverë sidomos tani me hapjen e luleve prej polenit paraqiten alergjitë sezonale të përcjellja me teshtirje, me rrjedhje të hundës, skuqje të syve, lotim…Mirëpo për fat të keq një përqindje shumë e madhe paraqiten si raste të reja, do të thotë cdo vjet kemi rritje të numrit të pacientave të ri’ tha Lumani.
Mjeku rekomandon të mos dilet pa nevojë, ndërsa nëse e keni patjetër, të konsultoheni me mjekun amë.
‘Preventiva më e mirë është që të mos eksponohen pacientët të cilët e dinë se janë alergjik prej poleneve të ndryshme. Të gjithë ata që nuk e din duhet të bëjnë alergo testin dhe preventiva më e mirë është që të evtiohet kontakti me polenin. Te ata të cilët e kanë të domosdoshme duhet të marrin terapi adekuate e cila përshkruhet prej mjekut amë’ rekomandon Lumani./Portalb
Categories