Autor: Dr. Ganim Ulvan El-Xhemili, ambasador i Irakut në Riad
Me të përfunduar të vitit shkollorë, të gjithë ne fillojmë që të urojmë për sukseset e tyre, për arritjet dhe realizimet e bëra gjatë tërë atij viti si dhe për pushime sa më të lumtura të gjithë nxënësit dhe nxënëset, mësuesit e mësueset.
E kjo ngjarje më shtynë që për një ide propozim që kjo periudhë kohore të jetë periudhë studimi dhe analizimi për të arriturat e bëra gjatë atij viti mësimorë, e ky është një gjest i lavdëruar që e njohin të gjithë ata që kanë punuar në institucione private të cilat në data të caktuara në krye të çdo tre mujshi bëjnë rishqyrtimin dhe vlerësimin e punës së tyre. Ndërsa në fund të vitit, apo edhe më herët se kjo, bëjë shqyrtimin dhe analizimin e vendimeve të rëndësishme dhe jetike të ndërmarra përbrenda tyre e që e tërë kjo ka për qëllim përmirësimin e gjendjes brenda këtyre institucioneve si dhe ngritjen e nivelit të punës dhe shërbimeve të tyre.
Me të vërtetë, metodologjia e përcjelljes sistematike të punës dhe të realizimit të aspiratave dhe synimeve është një proces shumë i rëndësishëm si për individin ashtu edhe për vetë shoqërinë, ky proces i vlerësimit sistematik të punës është i rëndësishëm edhe për institucionet, pa marrë parasysh se a janë ato institucione shoqërore apo private sepse qëllimi i këtyre analizave të punës është që të ia ndriçojë rrugën drejt një të ardhme sa më të bujshme si për individin po ashtu edhe për shoqërinë. Njeriu apo edhe vetë institucionet nëse nuk i praktikojnë këto metoda për vlerësimin sistematik të punës atëherë u ngjasojnë dashuruesve të natës.
E kur e kemi parasysh se arsimi është i ndërlidhur ngushtë me ndërtimin e ardhmërisë së vendit atëherë ky institucion do të ishte në rend të parë për domosdoshmërinë e praktikimit të këtyre metodave. Vlerësimi i punës në këto institucione të arsimit do të duhej të bëhej duke filluar që nga prindërit, pastaj stafi edukativo arsimorë e për të ardhur deri tek vetë administrata e arsimit.
Rëndësia e këtij procesi rritet edhe më shumë në ditët tona për shkak të ndryshimeve të mëdha që janë bërë në shoqëri sepse ajo që ishte e panjohur deri dje lerë që është bërë e njohur sot për tërë shoqërinë por është bërë e mundur edhe arritja deri tek ajo. E në mesin e këtyre ndryshimeve janë edhe ndryshimet rreth burimeve të mësimit sepse për disa shekuj me radhë e deri dje burim i vetëm për mësim dhe informim e dokumentuar ka qenë libri, e për këtë arsye njerëzit vraponin drejt grumbullimit, leximit dhe ruajtjes së librit andaj edhe nuk mund të gjeje ndonjë shtëpi sado modeste që ishte ajo e të mos kishte libra, e edhe njerëzit nxitonin që vazhdimisht të kishin në pronësinë e tyre libra pavarësisht nëse ishin këta njerëz të mëdhenj apo të vegjël. Shumica e këtyre librave ishin të shkruara në formën e hulumtimeve solide e që në vete ngërthenin një numër të madh të informacionit, duke mos përmendur këtu librat letrarë dhe ato me poezi.
E kur jemi duke folur rreth shkollave dhe librave, duhet cekur edhe faktin se mësuesi po ashtu ishte njëri prej burimeve informative më kryesoret për nxënësit, e po ashtu ishte krijuar përshtypja sa ata ishin edukatorët e vërtetë të cilët arsimin e kishin marrë si mjet për të edukuar dhe për të mbjell vlerat njerëzore në mendjet e nxënësve. Unë edhe sot e kujtoj mësuesin tim të ndierë të gjuhës arabe i cili çdo herë gjatë orës së mësimit na recitonte shumë nga vargjet e poezisë arabe që kishte mësuar përmendësh. Në mesin e këtyre vargjeve ai më së shpeshti recitonte vargjet e poetit të njohur arab El-Esedi e që në esencë flitnin rreth vlerave dhe durimit që duhet të bëjë njeriu për të arritur në majat e lavdit dhe të virtyteve njerëzore.
Ndërsa sot, e kemi lënë pas dore investimin në arsim sepse nxënësit më të dalluar nga bijtë dhe bijat tona po preferojnë që të vazhdojnë studimet nëpër fakultetet inxhinierie. E që më vonë të merren me ndërtimin e objekteve, urave dhe rrugëve sepse kjo llogaritet tek ne më e mirë se ndërtimi i vetë njeriut. Bijtë dhe bijat tona ua kanë lënë fakultetet edukative atyre që nuk mund të arrijnë që të regjistrohen në ndonjë fakultet më të mirë, andaj edhe studentët kur regjistrohen dhe hyjnë në sallat e këtyre fakulteteve janë pa asnjë vullnet dhe me një urrejtje të plotë ndaj çdo gjëje që e rrethon.
E ndërsa pagat dhe sjellja e mësimdhënësve nëpër këto fakultete është një problem në vete, ndërsa shtetet e zhvilluara janë përqendruar kryesisht në ndërtimin e njeriut. Perandori i Japonisë kur është pyetur se si ka arritur Japonia që për një kohë shumë të shkurtër të arrijë një shkallë aq të lartë të zhvillimit, ai është përgjigjur: Kemi filluar aty ku e kanë lënë të tjerët !? Kemi mësuar nga gabimet e të tjerëve andaj mësuesve tanë ua kemi dhënë statutin e perandorit, imunitetin e diplomatit dhe pagën e ministrit. Por a thua vallë kjo praktikohet në vendet tona ku mësuesi detyrimisht duhet që të punojë jashtë orarit të punës si shofer taksie, apo duke mashtruar nxënësit me mësime private vetëm e vetëm që të arrijë ta mbajë familjen.
Tekstet shkollore po ashtu ishin një burim mjaftë i rëndësishëm për nxënësit, ato ishin për shumë kënd burimi kryesorë për informim ngase përpilimi i tyre u ishte besuar njerëzve me kualifikime të larta shkollore, njerëzve të besueshëm dhe me një përgatitje të mirë edukative. Përpilimi i këtyre teksteve u ishte besuar atyre që kishin një përvojë të gjatë dhe që kishin treguar një sukses të lartë në vënien dhe përpilimin e kurrikulave të tyre arsimore që arrinin të mbulonin nevojat e tanishme dhe ato të ardhme të nxënësve.
Por, për fat të keq sot nuk ka mbetur as metodë në përpilimin e teksteve shkollore në mënyrë që të përmbushin nevojat e nxënësve e po ashtu shumica e mësuesve nuk bartin më mesazhin edukativo arsimor për t’ia dhënë nxënësve andaj edhe është bërë arsimin në ditët e sotme vetëm një proces për të ia mbushur nxënësve trurin e tyre me disa informata të domosdoshme për të kaluar pengesat e provimeve dhe asgjë më shumë. Si pasojë e kësaj, nxënësit sot pa asnjë vështirësi i harrojnë menjëherë këto mësime sepse ato nuk kanë asnjë ndërlidhje me gjendjen e nxënësve dhe as që arrijnë të plotësojnë as minimumin e nevojave të tyre.
Ndërsa lexuesit të nderuar të kësaj gazete ia përkujtojë shkollën private’’ En-Nexhah ‘’ në Zubejrë e që ishte një shtëpi prej balte por që mësuesit e saj ishin edukatorë të vërtetë të cilët nuk u mjaftuan vetëm me lëndët e parapara nga Ministria e Arsimit por kishin shtuar edhe lëndën e kontabilitetit e që përmes kësaj lënde arritën që shumicën e nxënësve të asaj shkolle ti bënin njerëzit më të suksesshëm si në udhëheqjen e shtetit e po ashtu edhe në biznese në tërë Gadishullin Arabik.
Sot, ne jemi duke kaluar nëpër një krizë e cila nëse nuk parandalohet ka mundësi mjaftë të mëdha që të zgjerohet. E kjo krizë ka të bëjë me edukimin dhe kulturën e rinisë tonë sot. Kjo krizë ka simptomat dhe shenjat e saja, të cilat do të mundohem të i cekim sipas rrezikshmërisë që kanë dhe me qëllim të alarmimit ndaj tyre pasi që ato drejtpërdrejtë e rrezikojnë identitetin tonë, bazat e ekzistencës dhe po ashtu e vënë në mëdyshje edhe vetë të ardhmen tonë.
E ndoshta prej simptomave më të rrezikshme të kësaj krize është paaftësia e brezave të rinj që të komunikojnë me burimet themelore kulturore që paraqesin shtyllën kurrizore të besimit tonë islam dhe të kulturës sonë arabe. E për ta qartësuar edhe më shumë këtë problematikë do të vë disa pika në formë të shembujve e assesi të përkufizimit në to, e prej tyre është: Zhvillimi i madh që është bërë në botën e internetit, e për ta argumentuar këtë i referohem gazetës së Riadit e cila kishte potencuar se përdoruesit e facebook-ut në Mbretërinë e Arabisë Saudite ka arritur në 5 milion përdorues. Mosha më e madhe e përdoruesve nga të dyja gjinitë është prej moshës 25-34 vjeç e që përbëjnë diku rreth 39% të tyre, pastaj grup mosha 18-24 e që përbëjnë rreth 30% të përdoruesve.
Kjo rritje kaq e madhe e përdoruesve të internetit do të thotë se ata bëjnë neglizhimin e burimeve të tjera të informimit e në veçanti të atyre më klasike siç janë: Librat, revistat, gazetat, madje edhe stacionet radiofonike e televizive. Andaj edhe është shumë e vështirë të gjesh sot ndonjë të ri nga të rinjtë tanë që me vete bartë ndonjë libër e lere më ta shohësh ndonjë prej tyre duke lexuar, andaj edhe dyshoj se edhe nëse e hap ai nuk do të jetë në gjendje të lexojë shumë prej saj. Andaj sot është bërë shumë më e rëndësishme mjeti dhe mënyra e paraqitjes së informatave shumë më e rëndësishme se vetë informata.
Rezultat tjetër i përhapjes së përdorimit të gjerë të mediave sociale bashkëkohore, sidomos në mesin e të rinjve, është edhe përkufizimi i këtyre mediave në ofrimin e zgjidhjeve serioze kundrejt përdorimit të fjalive të shkurtra, imazheve të vogla dhe pamjeve provokuese.
Dëfrimi, sot është bërë vlera kryesore në mediat tona dhe assesi kultura, aq më keq sot edhe emisionet kulturore detyrimisht duhet të shfaqën në forma dëfryese sepse përndryshe do të jenë të papranuara në mesin e njerëzve.
E mbi të gjitha, sot edhe sporti që llogaritet si njëri ndër mjetet më të rëndësishme për edukimin fizik dhe psikik të njeriut është shndërruar në një dukuri negative në mesin e të rinjve të cilët përqendrohen në përcjelljen e ndeshjeve kundërshtare të niveleve botërore. E për këtë arsye, të rinjtë tanë janë privuar nga çdo mjet efektivë për tu edukuar.
Me të vërtetë zhvillimi kaq i vrullshëm dhe kaq i shpejt i mjeteve të komunikimit dhe marrjes së informatave ka bërë ndryshime të mëdha në mënyrën e të menduarit dhe përpunimit te të dhënave në mesin e të rinjve. Ky zhvillim i dha mundësi që të gjithë të jenë të barabartë para informacioneve pavarësisht nga niveli i tyre mendor prandaj edhe kemi ardhur në atë gjendje ku informatat e dokumentuar, të bazuara dhe me një referencë të sigurt po paraqesin një sasi shumë të vogël të informacionit në krahasim me sasinë aq të madhe të dezinformatave që qarkullojnë në këto rrjete. E po ashtu kjo ka ndikuar në heqjen e perdeve dhe barrierave para njerëzve me të ulët të shoqërisë dhe i ka vënë ata në një pozicion të sulmit të vazhdueshëm të luftës psikologjike e që është e vështirë përballja me të. E tërë kjo rezultoi me lidhjet e vazhdueshme që po i bëjnë të rinjtë tanë me njerëz të ndryshëm anë e kënd botës, ku shumica prej tyre janë me emra të rremë e që qëllim kryesorë kanë helmimin e mendimit tek të rinjtë si dhe futjen e mendimeve dhe ideologjive e vlerave të ndryshme në mesin e tyre andaj edhe po përballemi me ekstremizëm, devijime ideologjike dhe dezinformata të shumta.
Kjo po ashtu ka efektet dhe ndikimet e saja negative edhe në aspektin psikologjik, shëndetësorë, mental dhe fizik e që ka rezultuar kryesisht nga zhvillimi dhe zgjerimi i këtyre rrjeteve sociale. E prej këtyre pasojave është edhe paaftësia e përqendrimit në mesin e të rinjve, ku përqendrimi tek ata është vlerësuar të jetë vetëm për një periudhë shumë të shkurtë kohore e që përcaktohet me disa minuta. Po ashtu, mënyra e paraqitjes së informacionit është bërë e rëndësishme e që shpesh herë bëhet edhe më e rëndësishëm se vetë informacioni. Kjo ia pamundëson të rinjve që kalojnë kohë të gjata pranë këtyre rrjeteve që të akomodojnë ndonjë informacion përveç nëse këtë e vënë në YouTube apo diç të tillë.
Gjeneratat e reja po ashtu janë duke u përballur edhe me një problem mjaftë të rrezikshëm për ta, ata sot po përballen dhe me trashjen e që kjo rrjedhë si pasojë e ndenjës për kohë të gjatë ulur pranë kompjuterëve dhe pakësimit të lëvizjes e të aktiviteteve tjera fizike.
E tërë kjo dëshmon se burimi i cili e jep informatën dhe mënyra se si paraqitet informata janë bërë të rëndësishme sa edhe vetë informata, po ashtu burimet informative nuk po e luajnë vetëm rolin e dhënies së informatës por ato po bëjnë edhe ndërtimin e mënyrës dhe formës së të menduarit tek të rinjtë tanë. E që me anë të ndërtimit të këtyre formave ata kanë arritur që të krijojnë barriera në mes te të rinjve dhe burimeve të lashta të kulturës, trashëgimisë dhe mbi të gjitha të vetë vlerave shoqërore.
Me të vërtetë hendeku i krijuar në mes te të rinjve dhe të burimeve të vlerave dhe idealeve që përfaqësojnë personalitetin arabo-islamike është një rrezik i madh për shoqërinë tonë. E që, për mendimin tim, nuk është trajtuar aq sa duhet nga edukatorët, njerëzit me më përvojë dhe që janë njohës shumë më të mirë se unë sa i përket kësaj teme që u munduam të e trajtojmë.
Mbes me shpresë se këta njerëz që janë adekuat dhe të zotë për ta zgjidhur këtë problem, së paku të na orientojnë me idetë e tyre në mënyrë që të kontribuojmë të gjithë ne në parandalimin e këtyre rreziqeve që po i rrezikojnë vlerat tona dhe po e rrezikojnë shoqërinë tonë të dashur.
 
Përktheu: Artan Musliu
Burimi: http://www.alriyadh.com/2013/06/04/article840759.html