Është shpallur 11-shi më i mirë i Premier Ligës për sezonin që po lëmë pas.
Në skemën 4-4-2, porta i takon David De Geas, i saposhpallur kampion me Mançester Junajtidin.
Krahu i djathtë i mbrojtjes është për Pablo Zabaletën, i cili ka pasur një sezon mjaft pozitiv me fanellën e Mançester Sitit. Dyshja e qendrës së prapavijës përbëhet nga Rio Ferdinand (Junajtid) dhe Jan Vertonghen i Totenhemit. Në të majtë është Lejton Bejns, autor i një sezoni mbresëlënës me Evertonin.
Në mesfushë shohim dy lojtarë të Çelsit, spanjollin Huan Mata dhe belgun Eden Hazar, ndërsa Majkëll Kerrik i Mançester Junajtidit dhe Garet Bejl i Totenhemit plotësojnë këtë repart. Ky i fundit u shpall edhe lojtari i vitit dhe lojtari i ri i vitit.
Dyshja e sulmit përbëhet nga shënuesit më të mirë të Premier Ligës: Robin van Persi i Junajtidit (25 gola) dhe Luis Suarezi i Liverpulit (23).
/Start/

David De Gea

Pablo Zabaleta

Rio Ferdinand

Jan Vertonghen

Lejton Bejns

Eden Hazar

Majkëll Kerrik

Huan Mata

Garet Bejl

Robin van Persi

Luis Suarez
previous article
Shkëmbim territoresh midis izraelit dhe palestinezëve si zgjidhje
next article




