Presidenti turk, Abdullah Gyl, është shprehur se rituali i Haxhit përbën një përvojë të rralë, nëpërmjet të cilës njeriu reflekton i kërkon llogari vetes dhe korrigjon qëllimin dhe nijetin e tij në këtë jetë. Ai tha se tokat e shenjta janë një vend i mrekullueshëm për vetë reflektim për mbarë umetin mysliman.
Këtë deklaratë, Gyl e bëri nga qyteti i shenjtë i Mekës, gjatë sezonit të haxhit. Gyl, bashkë me të shoqen kanë kryer haxhin e këtij viti. Gjatë Haxhit, ai është takuar me personalitete të larta të Arabisë Saudite, si dhe me zyrtarë të tjerë nga vendet e botës islame, të cilët kishin ardhur për të kryer Haxhin.
Gyl shoqërohej edhe nga kryetari i Entit për Çështjet fetare (Dijanet) Muhamed Gormaz, si dhe zyrtarë të lartë turq.
Gjatë qëndrimit në Arafat, Gyl u shpreh se qëndrimi në këtë vend, është një çast i rrallë i cili nuk mund të harrohet kurrë. Haxhilerët kthehen në vendet e tyre me përjetime vërtet unike, të ndërgjegjësuar me përgjegjësitë dhe detyrat sociale që i presin. /ardhmeriaonline/
Categories