Në fjalën e rastit që mbajti në këtë aktivitet Presidenti Gyl foli për punimet e suksesshme të këtij institucioni në fushën e kulturës dhe qytetërimit islam.
“Qendra ka luajtur një rol të rëndësishëm në përcjelljen dhe promovimin e vlerave të vërteta të Islamit jo vetëm në Lindje, por edhe në Perëndim. Ajo ka shënuar deri më sot shumë risi dhe është instituti i vetëm islamik në nivelin akademik që është krijuar në historinë 800-vjeçare në Oxfordit” u shpreh kreu i shtetit turk.
Gyl vijoi duke thënë se ndikimet e qendrës po përhapen në të gjithë botën islame. Vlera si përshtatja dhe mirëkuptimi reciprok, vlera për të cila ka nevoje sot bota janë bartur nga ky institut në nivelet më të larta, cilësoi presidenti turk.
Presidenti Gyl falënderoi institutin për “Bursën Abdullah Gyl” që jep ky institucion dhe që u siguron çdo vit akademikëve turq mundësi që të punojnë si lektorë të jashtëm pranë kësaj qendre. /trt/
Categories