Pak muaj më parë, kur ministri i jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, vizitoi Athinën dhe kur ata dolën në konferencën për shtyp bashkë me ministrin e mbrojtjes të Greqisë Abramopoulos, flamuri shqiptar u shfaq me kokë poshtë!
Por, këtë herë ishte radha e Greqisë të “përtypej” disi rëndë pasi në takimin zyrtarë midis presidentit Turk, Abdyllah Gul dhe atij të kryeministrit të Greqisë Antonis Samaras, pala turke nuk e vendosi flamurin grekë, ashtu siç parashikohet në raste të tilla nga konventat ndërkombëtare dhe për respekt të ftuarit!

Siç edhe mund ta shikoni dhe ju në fotografi, në sfond mungon flamuri grek. Pas presidentit turk Abdyllah Gul janë vetëm dy flamuj turq.

Ndërkohë lajmi nga analistët është komentuar si një mesazh i drejtpërdrejtë dërguar palës greke në rast se nuk i “nënshtrohet” marrëveshjeve dhe çështjes kaq pikante të burme të hidrokarbureve në Egje, po ashtu dhe të kufirit detar midis dy vendeve që nuk është përcaktuar ende. /albtime/