Pajisjet 3D kanë nevojë për syze, prandaj kjo është edhe arsyeja kryesore që konsumatorët nuk kanë filluar për të blerë këto syze.
Por kjo tashmë ka një zgjidhje. Pajisja “Nintendo 3DS” nuk kërkon syze.
Hammacher Schlemmer ka zbuluar një tabletë të ri i cili nuk kërkon syze 3D. Emri i tabletit është “The No Glasses 3D Tablet”, ku ky emër tregon se çfarë pajisje është.
Tableti vjen me një ekran 8-inç LCD i cili është i aftë për të shfaqur përmbajtje duke dhënë një imazh pak të ndryshëm nga secili sy.
Sipas kompanisë ky tabletë është në gjendje të krijojë imazhe pa pasur nevojë për lente.
Ndërkaq, tableta ka 16GB memorie të brendshme, USB dhe kartat e memories SDHC deri në 32GB.
Ndër të tjera, ai mund të konvertohet automatikisht nga 2D në 3D. Tableti vjen me “Bluetooth” të integruar, Wi-Fi dhe ka një kamerë 2MP në pjesën e pasme dhe një kamerë 0.3MP në pjesën e përparme.
Kjo pajisje kushton vetëm 349,95 dollarë dhe më 30 Dhjetor del në shitje.

/Start