Një predikues krishterë i rilindur i cili denoncoi Islamin si “satanike” dhe e “farë e djallit”, ka kërkuar falje publike rreth vërejtjeve që përfunduan me destabilizim të qeverisë në Irlandën Veriore për ndarjen e pushtetit.
Pastori James McConnell i Belfastit tha se ai kurrë nuk pati synimin për të “zgjuar frikë apo të nxisë urrejtje” ndaj myslimanëve në rajon. Deklarata nga predikuesi u lëshua vetëm disa orë para se Shërbimi Policor i Irlandës Veriore e mori në pyetje për komentet dhe akuzat që ai kishte nxitur urrejtje.
Ministri i Irlandës Veriore, Peter Robinson, u kritikua për mbrojtjen fillimisht të priftit, James McConnell. Këtë javë Robinsoni kërkoi falje për komentet që ai bëri në një gazetë të Belfastit duke deklaruar se ai nuk i beson myslimanëve dhe nuk respekton ligjin Islam, Sheriatin.
Në një deklaratë në faqen e tij, Whitewell Metropolitan Tabernacle church website, McConnell tha: “Predikimi im ka tërhequr vëmendjen, disa pasues të Islamit, për fat të keq, e kanë interpretuar doktrinën e Islamit si justifikim për dhunën. Unë i kam kualifikuar komentet e mia duke iu referuar atyre që e përdorin fenë e tyre si justifikim për dhunën. Si një predikues i fjalës së Zotit, ky është interpretim i doktrinës së Islamit të cilat unë e dënoi. Ndjej neveri ndaj dhunës dhe të dënojnë secilin, secilën fe, besim, i cili e përdor fenë për të justifikuar dhunën. ”
Muajin e kaluar, themeluesi i Kishës Ungjillore Protestante në Belfast Shore tha në asamblenë e tij se një “një e keqe e re është rritur” dhe se atje janë ”qelizat e muslimanëve në të gjithë Britaninë”.
Të premten vonë, jashtë stacionit të policisë Newtonabbey në Belfast, McConnell ka përsëritur deklaratën e tij të mëparshme se ai kurrë nuk kishte për qëllim të nxisë urrejtje ndaj komunitetit mysliman.
Burimi: Islam.ru
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
EDITOR
10 years ago
previous article
Një protokoll që duhet të vihet para “gjyqit të pushkatimit”!?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago