Categories
Lajme

Prifti i Belfastit, që fyu rëndë Islamin, kërkoi falje publike

Një predikues krishterë i rilindur i cili denoncoi Islamin si “satanike” dhe e “farë e djallit”, ka kërkuar falje publike rreth vërejtjeve që përfunduan  me destabilizim të qeverisë në Irlandën Veriore për ndarjen e pushtetit.
Pastori James McConnell i Belfastit tha se ai kurrë nuk pati synimin për të “zgjuar frikë apo të nxisë urrejtje” ndaj myslimanëve në rajon. Deklarata nga predikuesi u lëshua vetëm disa orë para se Shërbimi Policor i Irlandës Veriore e mori në pyetje për komentet dhe akuzat që ai kishte nxitur urrejtje.
Ministri i Irlandës Veriore, Peter Robinson, u kritikua për mbrojtjen fillimisht të priftit, James McConnell. Këtë javë Robinsoni kërkoi falje për komentet që ai bëri në një gazetë të Belfastit duke deklaruar se ai nuk i beson myslimanëve dhe nuk respekton ligjin Islam, Sheriatin.
Në një deklaratë në faqen e tij,  Whitewell Metropolitan Tabernacle church website, McConnell  tha: “Predikimi im ka tërhequr vëmendjen, disa pasues të Islamit, për fat të keq, e kanë interpretuar doktrinën e Islamit si justifikim për dhunën. Unë i kam kualifikuar komentet e mia duke iu referuar atyre që e përdorin fenë e tyre si justifikim për dhunën. Si një predikues i fjalës së Zotit, ky është interpretim i doktrinës së Islamit të cilat unë e dënoi. Ndjej neveri ndaj dhunës dhe të dënojnë secilin, secilën fe, besim, i cili e përdor fenë për të justifikuar dhunën. ”
Muajin e kaluar, themeluesi i Kishës Ungjillore Protestante në Belfast Shore tha në asamblenë e tij se një “një e keqe e re është rritur” dhe se atje janë ”qelizat e muslimanëve në të gjithë Britaninë”.
Të premten vonë, jashtë stacionit të policisë Newtonabbey në Belfast, McConnell  ka përsëritur deklaratën e tij të mëparshme se ai kurrë nuk kishte për qëllim të nxisë urrejtje ndaj komunitetit mysliman.

Burimi: Islam.ru

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

Exit mobile version