Categories
Lajme

Prifti që dogji Kur’anin ka planifikuar një miting përballë xhamisë

Terry Jones, pastori i njohur nga Florida, që dogji Kur’anin, ka planifikuar një miting në Dearborn, Michigan, përballë xhamisë e cila është një nga xhamitë më të mëdha të Amerikës.
Kjo ngjarja është planifikuar të zhvillohet në Ditën e Flamurit, më 14 Qershor 2014, pranë Qendrës Islame të Amerikës (ICA).
Terry Jones shpjegoi në faqen e tij, Stand Up America Now, se “Qëllimi i këtij aktiviteti është të protestohet kundër ligjit islamik, Sheriatit, i cili kërcënon lirinë e fjalës në Shtetet e Bashkuara.”
Kryetari i Dearborn-it, Jack O’Reilly Jr. e ka quajtur kauzën e tij “jo -amerikane”, por vuri në dukje se Terry Jones ka të drejtën e fjalës së lirë, sipas Detroit Free Press. Dearborn ka një popullsi të madhe muslimane, dhe rreth 40% e qytetit është me prejardhje arabe.
Kjo nuk është hera e parë që Terry Jones ka planifikuar ngjarjet Islamofobe në Dearborn. Në vitin 2012, qyteti i kërkoi  Terry Jones dhe kauzës së tij Stand Up America Now, me bashkë-themeluesin, Wayne Sapp, për të nënshkruar një marrëveshje dëmshpërblimi para se të flisnin. Një gjykatë federale më vonë vendosi që liria e fjalës  për Terry Jones ishte shkelur.
Davud Walid, udhëheqës ekzekutiv i degës së Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame në Michigan, këshillon myslimanët, thjeshtë, injoroni Terry Jones. “Herën e fundit që ai erdhi këtu, nuk kishte asnjë gjë të madhe për të-bërë. Z. Terry Jones vjen këtu vetëm për 15 minuta që fama e tij të rinovohet, “tha ai për shtypin.
 
Burimi: Huffington
Përktheu nga anglishtja:

Mexhid Yvejsi, Gjakovë
=====================================================

Exit mobile version