Don Lush Gjergji në shkrimin e tij të fundit, duke iu referuar historisë, është shprehur se shumë shqiptarë janë islamizuar vetëm formalisht, vetëm sa për të mbijetuar. Sipas tij tij, ata kurrë nuk janë shkëputur tërësisht nga Kisha Katolike. Don Lush Gjergji pretendon se së fundmi një pjesë e shqiptarëve duan ti kthehen krishterimit. Në shkrimin e tij ai pretendon se ky riungjillëzim është i domosdoshëm.
Shkrimi i plotë i Don Lush Gjergjit
Krishtërimi në Dardaninë historike, Kosovën aktuale, erdhi në kohën e apostujve, me Shën Palin dhe nxënësit e tij. Me martirizimin e Shën Florit dhe Laurit, martirë të Ulpianës, kryeqendër e Dardanisë, nën përndjektet e Adrianit (113-135), kjo tokë e bekuar që larë me gjak, i cili do të derdhet gjatë shekujve, veçmas gjatë sundimit turko-otoman (1470-1912), gjatë Jugosllavisë monarkike (1918-1945), gjatë komunizmit (1945-1990) dhe në Luftën e fundit (1998-1999).
Gjatë sundimit turko-otoman një pjesë e mirë e katolikëve ishte e detyruar ta mohonte krishtërimin për të mbijetuar. Nga kjo përiudhë është fenomeni i “kriptokatolikëve” apo siç i quan populli “laramëve”, si i vetmi “modus vivendi” për t’u ikur përndjekjeve dhe torturave të ndryshme, deri edhe shfarosjes, por për ta ruajtur disi në mënyrë të fshehur, gati në katakombe, identitetin e dyfishtl, kombëtar, si shqiptarë, fetar, si të krishterë – katolikë. Kjo dukuri ka zgjatur për shumë shekuj, deri me sot. Shumë shqiptarë të “islamizuar” e kanë pranuar atë vetëm formalisht, tradicionalisht, me emër, sa për të mbijetuar, por nuk janë shkëputur kurrë tërësisht nga trungu i përbashkët iliro-shqiptar dhe nga Kisha Katolike. Në shumë familje ende gjedet kryqi, ndoshta i fshehur, ndonjë qiri apo rruzare, tradita e festave të krishtëra. Këtë e dëshmon bindëshëm onomastika, historia dhe arkeologjia. Kudo gjendem emërtimet si p. sh. prona e Kishës, livadhi, ara, mali, burimi i Kishës apo priftit, varrezat katolike, themelet e kishave të lashta.
Kjo prapavijë apo prani “nëntokësore” zgjohet dhe “provokon pozitivisht” shumë njerëz në kërkim të rrënjëve, sidomos intelektualët, rininë. Tash, pas lirisë kombëtare dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një pjesë e vogël haptazi dëshiron të kthehet, siç thonë ata te “feja jonë e vjetër”, pra, në krishtërim. Për t’i ndihmuar dhe udhëhequr në këtë kërkim është caktuar enkas një prift dhe janë ndërtuar disa kisha dhe qendra. Ky ungjillëzim dhe riungjillëzim është i domosdoshëm, për t’i informuar dhe formuar ata që tashmë janë të vendosur për një hap të tillë, sipas bindjes, përcaktimit, ndërgjegjies, për të kultivuar gjithnjë vëllazërinë kombëtare dhe fetare ndërshqiptare.
Veçoritë e krishtërimit ndër shqiptarë janë këto: krishtërimi lashtësor dhe martir gjatë shekujve, mërgimet e vazhdueshme historike dhe aktuale, krishtërimi ekumenik, dialogu ndërfetar krishtëro-mysliman, krishtërimi paqësor dhe jodhunor dhe krishtërimi i hapur ndaj të gjithëve, sidomos nëpërmjet bamirësisë, Shoqatës “Nëna Tereze” dhe Caritasit.
Jo rastësisht kemi pasur dhe dhënë figura të ndritshme si Papën Klementi XI –Albani (1700-1721), Patrikun ekumenik ortdoks Atenagora I (1866-1972), Nënën Tereze (1910-1997) e shumë të tjerë.
Jemi dhe mbesim shembulli më i mirë në Mesdhe dhe më gjerë, për bashkëjetesë dhe bashkëpunim ndërfetar dhe ndërkishtar, të udhëhqeur gjithnjë nga e Vërteta dhe Dashuria. Nga kjo “nëntokë” dhe histori erdhi edhe e Lumja Nëna Tereze, përfaqësuesja më e denjë e kësaj histori, sa të dhembshme, aq edhe të lavdishme.
admin
11 years ago
previous article
Turqi, zbulohet polici paralele (foto)
next article
Mbijetesa e Erdoganit
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago