Në vargun e ligjëratave javore, më datë 30.04.2015, FRI-dega Shkup, në Info Qendrën e saj organizoi me sukses ligjeratën e rradhës me ligjeruesin Qenan ef. Ismaili
Temë e kësaj ligjerate ishte “Prishja morale”, ku ligjeruesi foli rreth disa dukurive devijante që ndikojnë në prishjen e moralit të një indivividi dhe populli në pergjithësi, pa munguar edhe disa ngjarje të vërteta nga e kaluara.
Ai mes tjerash theksoi se: ’’Në kohën në te cilën po jetojmë ballafaqohemi me kriza në shumë sfera të jetës dhe gjitha këto kriza nuk janë te rastësishme, por janë si pasojë e prishjes sonë morale”
Në ligjeratë ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm personalitetesh, studentësh e nxënësish.
Ndryshe, FRI-dega Shkup vazhdon me cliklin e ligjëratave javore dhe është e hapur për të gjithë.
Prishja morale (1) Prishja morale (3)