Komunat dhe Ministria e Arsimit janë në bisedime për vendosjen e një rregulloreje apo kodesi të ri të veshjes në shkollat fillore dhe të mesme.
Me anë të këtij kodeksi parashihet që  mësuesit dhe nxënësit të mbajnë uniforma me qëllim që tu thuhet , mjaftë ,veshjeve të cilat janë provokuese për syrin dhe që nuk u ngjajnë objekteve ku zhvillohet procesi arsimor.
Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar një gjë e tillë, pjesa dërmuese e shkollave janë dakord me kodeksin e ri të veshjes.
“Arsimtarët është mirë të kenë uniformë sepse vin me xhinsa, vin me të shkurtra, kështuqë ka reagime prej prindërve dhe nxënësve ne marrim masa po ndodh të harrojnë, besoj se duhet të ketë një lloj kodeksi të veshjes sepse po flitet se do të bëhet, me siguri do ta përkrahim”, shprehet  drejtori i sh.f. ”Ismail Qemali”, Kadri Agushi.
Edhe mësuesit shprehen të gatshëm për të respektuar kodeksin e ri i cili pritet të aplikohet në shkolla.
“Do të kasha mbajtur uniform është më mirë për arsimtarët dhe për syrin e nxënësit, kur do të ishim veshur me uniform nuk do të kishte dallime”, shprehet mësuesja në sh.f. ”Ismail Qemali”, Mjellma Gashi.
Sa u takon uniformave për nxënës, disa shkolla të vendit kanë marrë këtë nismë para ca vitesh mirëpo përshkak të reagimit të prindërve ka dështuar.
“Para disa vitesh kishim uniforma dhe reagimet e prindërve ishin se kjo është mënyrë e vjetër e komunizmit se se nxënësit nuk duhet të jenë të uniformuar port ë vishen lirshëm”, shprehet  drejtori i sh.f. ”Ismail Qemali”, Kadri Agushi.
Pengesa e rradhës mbetët se kush do të siguroj mjetet për të blerë uniformat. Ky nuk është problem për mësuesit por për nxënësit. Ka prinder që nuk janë dakord që ata ti blejnë uniformat e fëmijëve. Edhe pse cmimi i uniformave sillet nga 120-500 denar nuk na arrin xhepi që ti blejmë thonë prindërit prapa kamerës sonë.