Manifestimi tradicional “Në gjurmët e më të mirëve”, në edicionin e tij të 26-të, mblodhi personalitete dhe mysafirë të shumtë nga vendi, rajoni dhe diaspora.
Në mesin e të pranishmëve ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore e lokale, përfaqësues të ambasadave të huaja, kryetarë komunash, përfaqësues të institucioneve arsimore, fetare e akademike, të sektorit afarist dhe organizatave të ndryshme, si dhe nxënës, studentë e familjarë.
Pritja e mysafirëve shënoi fillimin e një mbrëmjeje të veçantë, kushtuar dijes, suksesit dhe vlerësimit të kontributit në shoqëri.
Shkup, 22 tetor 2026





























