Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan Brukselin e viziton pas 5 vjetëve, por këtë herë në kryeqytetin e BE-së ai u prit shumë më ndryshe se herët e tjera.
Bashkatdhetarët kishin ardhur nga vende të ndryshme të BE-së për të pritur Kryeministrin Erdoan.
Me mijëra shtetas evropianë me origjinë turke morën flamurin kombëtar në dorë dhe mbushën rrugët e Brukselit.
Në shesh për të pritur Kryeministrin Erdoan nuk ishim mbledhur vetëm qytetarët turq, por dhe evropianët me ngjyrë.
Për të dëshmuar këtë moment dikush doli në dritare, dikush tjetër u ngjit mbi shtyllë.
Kryeministri Erdoan falënderoi qeverisjen e Brukselit për organizimin e këtij takimi domethënës.
Erdoan zbriti nga makina dhe eci në këmbë në shesh për një copë.
Ky interesim i madh ndaj Erdoanit vazhdoi edhe në hotelin ku do të qëndrojë delegacioni qeveritar turk.