Categories
Lajme

Procesi i negociatave Turqi-BE të futet në Ginis

Ministri turk për BE-në, Egemen Baësh mbrëmë deklaroi se procesi i negociatave për anëtarësim të Turqisë në Union duhet të futet në librin e rekordeve të Ginisit. Baësh potencoi se pengesat e vendosura para Turqisë për anëtarësim në BE nuk kanë qenë pjesë e proceseve të negociatave për asnjë shtet tjetër.
“Turqia kohë të gjatë pret të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe asnjë shtet tjetër nuk ka pasur proces aq të gjatë në negociata”, theksoi Baësh.
Ai shtoi se në shtet janë kryer reforma sipas rekomandimeve nga marrëveshja paraintegruese dhe thotë se shteti do të vazhdojë me realizimin e reformave. Baësh tha se shteti i tij është ekonomia e 16-të në botë, dhe e gjashta në Evropë.
Negociatat për anëtarësim të Turqisë në BE filluan në muajin tetor të vitit 2005 dhe deri tani është mbyllur vetëm një kapitull, prej gjithsej 35 kapitujve, lajmërojnë mediat turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version