Contents
Fillimi, përhapja, përfundimi i protestave në Parkun Gezi dhe ndryshimi i formës së protestimit.Protestat në Parkun “Gezi”, të cilat bënë që e gjithë bota ti kthejë sytë nga Stambolli, filluan në 27 maj me një lëvizje ambientaliste. Ngjarjet morën start me aktin e kundërvënies ndaj heqjes së disa pemëve në kuadër të punimeve për ta kthyer Parkun Gezi, që ndodhet në Sheshin Taksim, në një hapësirë të lejuar vetëm për këmbësorët. Me kalimin e orëve ngjarja u përhap duke shkaktuar manifestime masive në mbarë vendin. Si nisën ngjarjet? Nga ana tjetër një grup ngriti çadër në Parkun “Gezi” dhe e kaloi natën në park. Protestuesit që mbanin shërbim me radhë deshën vetëm të parandalonin përparimin e makinave të punës. Solidarizimi me këtë nisëm i përkrahësit të grupit të manifestuesve, deputetit të partisë BDP Sërrë Syreja Ënder (Sırrı Süreyya Önder), bëri që deputeti të ishte personi në qendër të vëmendjes së opinionit publik që në zanafillën e ngjarjeve. Në orët e para të mëngjesit policia i paralajmëroi protestuesit të shpërndahen. Por kur grupi i protestuesve nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për shpërndarje, atëherë policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. U dogjën çadrat e protestuesve që kishin kaluar natën në park. Kurse protestuesit iu kundërpërgjigjën me gurë efektivave të policisë. Pas kësaj ndërhyrjeje u ndërprenë punimet ndërtimore në Parkun Gezi. Kurse protestuesit i ngritën sërish çadrat dhe filluan të nguliten në park. Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan kritikave që erdhën menjëherë pas protestave të para u dha përgjigje në ceremoninë e hedhjes së themeleve të urës së “Sulltan Selimit” që do të ndërtohet në Ngushticën e Bosforit. “Do të vijë dikush dhe do të bëjnë protesta në Sheshin Taksim që me Parkun Gezi do të bëhet kështu apo ashtu. Bëni si të doni, ne e kemi marrë vendimin tonë dhe do të veprojmë sipas këtij vendimi. Ne do të rindërtojmë atje historinë. Parkun do të bëjmë të kalueshëm vetëm për këmbësorët dhe do ta vendosim në shërbim të njeriut. Njerëzit do të kenë mundësi të shëtisin dhe argëtohen këtu në këtë park”, sqaroi Erdoan. Ndërsa Kryetari i Partisë së Popullit Republikan (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) shkoi në Parkun Gezi për të përkrahur protestën. “Historia, kultura e Stambollit nuk duhet të prishet, Parku Gezi në Sheshin Takim duhet të mbetet siç është. Ai duhet të jetë i hapur për popullin, atje nuk duhet të ndërtohet qendër tregtare (AVM), – tha Këllëçdarollu për gazetarët gjatë vizitës që bëri në Parkun Gezi. Ndikimi i Medias SocialePlatforma Ngriju në Këmbë për Taksimin ma anë të medias sociale bëri thirrje për solidaritet kundër prishjes së parkut. Këto thirrje gjetën përgjigje menjëherë. Ata që reaguan ndaj ndërhyrjes së ashpër të policisë kundër protestuesve nisën të grumbullohen në Sheshin Taksim të Stambollit. Kur provokatorët nisën të bëjnë vandalizma duke u përzier në mesin e popullit të mbledhur në shesh forcat e sigurisë ndërhynë për shpërndarjen e turmës. Me ashpërsimin e konfrontimeve policia u përpoq ta shpërndajë turmën duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Ashpërsimi ngandonjëherë i ndërhyrjeve të policisë u prit me reagime nga disa shtresa e grupe të shoqërisë. Protesta u organizuan edhe në shumë qarqe të tjera të Turqisë. Policia sidomos në Ankara, Antalja, Adana dhe Izmir u konfrontua me protestuesit që ishin mbledhur në tubime me lajme të paqëna që qarkullonin në median sociale. Fatkeqësisht në trazirat që ndodhën në shkallë vendi humbën jetën 3 civilë dhe 1 policë, si dhe pati shumë të lënduar. Vendimi i GjykatësNdërkohë që ngjarjet vazhdonin të ruanin temperaturën e tyre të lartë Gjykata Administrative Nr.6 e Stambollit mori vendim për ndalimin e ekzekutimit të procesit në çështjen gjyqësore që ishte ngritur kundër projektit “Kazerma e Artilerisë” në Sheshin Taksim.Shoqata për Mbrojtjen dhe Zbukurimin e Parkut Gezi në Sheshin Taksim në ankesën e saj pretendonte se përmes Parkut Gezi në Taksim ishte krijuar mundësia për ndërtimin këtu të një qendre tregtare duke e maskuar këtë projekt me Kazermën e Artilerisë. Shoqata në fjalë kishte kërkuar anulimin dhe ndalimin e ekzekutimit të vendimit të Këshillit të Lartë për Ruajtjen e Pasurive Kulturore Nr.139, datë 27 shkurt 2012. Thirrjet për gjakftohtësi të Presidentit Gyl dhe zv/kryeministrit Arinç Presidenti Abdullah Gyl bëri thirrje për gjykim të shëndoshë në lidhje me protestat e Parkut Gezi. “Reagimet duhet të bëhen dhe jepen në përshtatje me rregullat, me gjykim të shëndoshë dhe qetësi. Ajo që na takon të bëjmë për qetësimin e ngjarjeve është më shumë pjekuri”, tha Presidenti Gyl.“Forcat tonë të sigurisë gjatë kryerjes së detyrës duhet të tregojnë më shumë kujdes se çdo herë tjetër, duhet të jetë të matura dhe të ekuilibruara gjatë ndërhyrjes, nuk duhet të lejojnë shfaqjen e pamjeve të hidhura dhe keqardhëse”, shtoi ai.Kurse Zëvendëskryeministri Bylent Arinç tha se vendimi për ndalimin e ekzekutimit të dhënë nga gjykata në lidhje me Parkun Gezi ishte një zhvillim i goditur. “Bashkia dhe Ministria e Kulturës ose njësitë përkatëse administrative i kanë një detyrim banorëve të Stambollit për një periudhë qetësie të paktën duke ndaluar të gjithë aktivitetin (ndërtimor) gjatë fazës së zbatimit të vendimit të Gjykatës. Dhe ky detyrim është ky: “-Ne duam të bëjmë këtë gjë në Parkun Gezi në kuadër të punimeve që vazhdojnë për ta kthyer Sheshin Taksim në një hapësirë vetëm për këmbësorët. Ne nuk do të bëjmë masakër tek pemët që ndodhen këtu. Parku do të mbetet. Ne ju garantojmë se pemët që do të nxirren prej këtu do ta vazhdojnë jetën në vende të tjera. Ne ndajmë me ju sensibilitetin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë për ato që kanë ndodhur deri tani. Mendoj se kjo deklaratë do të ketë një dobi të madhe në aspektin e paqes shoqërore”. Nxitja e ngjarjeve nga media e huajMediat pamore ndërkombëtare, kryesisht CNN dhe BBC bashkë me agjencitë e lajmeve si Reuters ngjarjet i përcollën sipas këndvështrimeve të tyre duke bërë transmetime direkte nga Sheshi Taksim i Stambollin duke pretenduar se Turqia po jetonte një “Pranverë Turke”. Për shembull, CNN International në lajmin me titull “protestat anti-qeveritare në Turqi” përdori si material fotografinë e turmës së madhe në mitingun e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Kazlıçeşme. Me qindra-mijëra vetë të mbledhur në Kazlıçeşme në përkrahje të Kryeministrit Erdoan i paraqitën botës si protestues të Parkut Gezi. Pas një reagimi intensive të opinionit publik CNN International u detyrua të ndryshojë titullin e lajmit. Ngjarjet në Parkun Gezi zunë një vend të gjerë edhe në median e shkruar të huaj. Nuk shpëtoi nga vëmendja e gjithkujt bashkimi i mediave me pikëpamje të ndryshme politike dhe në vende të ndryshme për ti pasqyruar ngjarjet sikur në Turqi të kishte trazira masive. Reagimet e JashtmeNga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me ngjarjet erdhën reagime të niveleve të ndryshme. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në deklaratat që bëri si në kontaktet me autoritetet turke, ashtu edhe para mediave tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu siç e kanë shprehur përherë, u japin përkrahje të plotë lirive të shprehjes dhe tubimit të njerëzve, duke përfshirë këtu edhe të drejtën e organizimit të protestave paqësore, sepse kjo është me rëndësi thelbësore për të gjitha demokracitë. “Jemi të shqetësuar për lajmit mbi përdorimin e forcës së tepruar nga policia”, nënvizoi Kerry. Ndërsa me një rezolutë të miratuar me shumicë votash në Parlamentin Evropian u bë thirrje për t’u konsultuar me popullit në planet e zhvillimit urban dhe rajonal. Në rezolutë u tha se ndjehet shqetësim për forcën e tepruar të përdorur nga policia në ngjarje, duke shtuar se Kryeministri Erdoan duhet të demonstrojë një qasje bashkuese dhe konsensuale. Janë pritur me kënaqësi qasjet pozitive të Presidentit Abdullah Gyl dhe të Zëvendëskryeministrit Bylent Arinç, shkruan në vijim rezoluta. Rezoluta flet edhe për rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe i bën apel qeverisë turke të përgatisë një ligj të ri për mediat për të siguruar lirinë e shtypit në Turqi. Rezoluta e Parlamentit Evropian u prit me reagime nga qeveria turke. Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ndaj Parlamentit Evropian reagoi duke thënë “Unë nuk e njoh një vendim që Parlamenti i Bashkimit Evropian do të marrë në lidhje me ne”. “Për momentin një pjesë e mediave në Turqi, bashkë me këto edhe disa organe mediatike ndërkombëtare janë bërë pjesë e një nisme mashtruese dhe njëkohësisht të pandershme për ti paraqitur protestat si një panoramë e përgjithshme e Turqisë”, u shpreh Erdoan. Kryeministri priti në takim dhe dëgjoi protestuesit Ndërkohë që protestat vazhdonin Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan priti në takim një grup i përbërë nga disa aktorë dhe përfaqësues të Platformës së Taksimit dhe dëgjoni propozimet e tyre.Deklaratën në lidhje me përmbajtjen e takimit e bëri aktori Halit Ergenç. “Ne si artistë si dhe shokë në solidaritet me protestuesit shprehëm shqetësimet tona si dhe rekomandimet për zgjidhjen e situatës. Kryeministri na dëgjoi me vëmendje dhe arritëm në disa konkluzione. Na thanë (qeveria) se do të respektojnë gjyqësorin, do të pranojnë procesin e gjykimit edhe sikur përfundimi i këtij procesi të jetë negativ, ndërkohë që nëse përfundimi do të jetë pozitiv do ta çojnë atë në referendum popullor”, sqaroi aktori Ergenç. Në audiencë Kryeministri Erdoan kërkoi heqjen e çadrave dhe dhënien fund ngujitjes në Parkun Gezi. Kurse përfaqësuesit e protestuesve të nesërmen në darkë bëjnë një deklaratë përmes të cilës bënë të ditur se protestën do ta vazhdonin duke lënë një çadër simbolike në Parkun Gezi. Përfundimi i protestës në Parkun Gezi Vetëm se në të njëjtën natë policia kërkoi nga protestuesit që të lironin nga Parku Gezi. Pastaj organizoi një operacion të shpejtë dhe i hoqi çadrat e protestuesve. Pas boshatisjes së Parkut Gezi nga policia Prefekti i Stambollit, Husejin Avni Mutllu organizoi një konferencë për mediat. Prefekti Mutllu tha se shumica e protestuesve iu përgjigjën paralajmërimeve dhe u larguan nga parku, kurse policia ndërhyri ndaj grupeve margjinale. Mutullu kërkoi që qytetarët të i marrin në konsideratë lajmet që qarkullojnë në median e huaj dhe në rrjetet sociale. Ndërkaq Prefekti Vali Mutllu tha se provokatorët nisën të përdornin armë të nxehta duke plagosur dy punonjës të policisë, gjendja e të cilëve u përmirësua më vonë. Prefekti Mutllu shpjegoi për opinionin publik se në ngjarje u plagosën 44 persona, nga të cilët asnjëri në gjendje të rëndë. Në fund të hetimit të realizuar nga inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Stambollit në lidhje me djegien e çadrave, akt që çoi në acarimin dhe shtrirjen e ngjarjeve në Parkun Gezi të Sheshit Taksim edhe në qytete të tjera të Turqisë doli se çadrat e protestuesve ishin djegur nga policia bashkiake. Mbështetur në raportin dhe relacionin e inspektorëve Bashkia e Metropolit të Stambollit shkarkoi nga detyra 4 punonjës të policisë bashkiake dhe një teknik. Protestat ndryshuan formënProtestuesit të drejtën e tyre demokratike vazhduan ta përdorin edhe pas boshatisjes së Parkut Gezi duke ndryshuar metodat e protestimit. Aktin më të ri të protestimin e filloi në Stamboll kërcimtari me emrin Erdem Gyndyz, akt i cili pastaj u përhap në të gjithë Turqinë dhe pastaj në të gjithë botën. Gyndyz solli një akt të ri protestues duke qëndruar pa lëvizur dhe pa folur në këmbë me fytyrën e kthyer nga Qendra Kulturore “Ataturku” në Sheshin Taksim të Stambollit. /trt/Me këtë formë të re protestat lanë prapa javën e tretë të tyre.
Fillimi, përhapja, përfundimi i protestave në Parkun Gezi dhe ndryshimi i formës së protestimit.
Protestat në Parkun “Gezi”, të cilat bënë që e gjithë bota ti kthejë sytë nga Stambolli, filluan në 27 maj me një lëvizje ambientaliste.
Ngjarjet morën start me aktin e kundërvënies ndaj heqjes së disa pemëve në kuadër të punimeve për ta kthyer Parkun Gezi, që ndodhet në Sheshin Taksim, në një hapësirë të lejuar vetëm për këmbësorët. Me kalimin e orëve ngjarja u përhap duke shkaktuar manifestime masive në mbarë vendin.
Si nisën ngjarjet?
Me mbylljen e rrugës brenda në park për kalimin e këmbësorëve për shkak të punimeve rregulluese në Sheshin Taksim të Stambollit, kompania kontraktore që ka marrë përsipër punimet në fillim shembi një pjesë të murit të Parkut “Gezi” me qëllim lehtësimin e kalimit të këmbësorëve. Vetëm se për ndërtimin e rrugicës për kalimin e këmbësorëve u shkulën nga rrënjët disa pemë të parkut. Ata që u mblodhën duke vështruar këtë panoramë rrënimi në park tentuan të pengojnë prishjen dhe shkuljen e pemëve. Grupi i ambientalistëve me qëllim pengimin e punimeve ndërtimore në park filloi të qëndronte roje me turne.
Nga ana tjetër një grup ngriti çadër në Parkun “Gezi” dhe e kaloi natën në park. Protestuesit që mbanin shërbim me radhë deshën vetëm të parandalonin përparimin e makinave të punës. Solidarizimi me këtë nisëm i përkrahësit të grupit të manifestuesve, deputetit të partisë BDP Sërrë Syreja Ënder (Sırrı Süreyya Önder), bëri që deputeti të ishte personi në qendër të vëmendjes së opinionit publik që në zanafillën e ngjarjeve.
Në orët e para të mëngjesit policia i paralajmëroi protestuesit të shpërndahen. Por kur grupi i protestuesve nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për shpërndarje, atëherë policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. U dogjën çadrat e protestuesve që kishin kaluar natën në park. Kurse protestuesit iu kundërpërgjigjën me gurë efektivave të policisë. Pas kësaj ndërhyrjeje u ndërprenë punimet ndërtimore në Parkun Gezi. Kurse protestuesit i ngritën sërish çadrat dhe filluan të nguliten në park.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan kritikave që erdhën menjëherë pas protestave të para u dha përgjigje në ceremoninë e hedhjes së themeleve të urës së “Sulltan Selimit” që do të ndërtohet në Ngushticën e Bosforit. “Do të vijë dikush dhe do të bëjnë protesta në Sheshin Taksim që me Parkun Gezi do të bëhet kështu apo ashtu. Bëni si të doni, ne e kemi marrë vendimin tonë dhe do të veprojmë sipas këtij vendimi. Ne do të rindërtojmë atje historinë. Parkun do të bëjmë të kalueshëm vetëm për këmbësorët dhe do ta vendosim në shërbim të njeriut. Njerëzit do të kenë mundësi të shëtisin dhe argëtohen këtu në këtë park”, sqaroi Erdoan.
Ndërsa Kryetari i Partisë së Popullit Republikan (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) shkoi në Parkun Gezi për të përkrahur protestën. “Historia, kultura e Stambollit nuk duhet të prishet, Parku Gezi në Sheshin Takim duhet të mbetet siç është. Ai duhet të jetë i hapur për popullin, atje nuk duhet të ndërtohet qendër tregtare (AVM), – tha Këllëçdarollu për gazetarët gjatë vizitës që bëri në Parkun Gezi.
Ndikimi i Medias Sociale
Platforma Ngriju në Këmbë për Taksimin ma anë të medias sociale bëri thirrje për solidaritet kundër prishjes së parkut. Këto thirrje gjetën përgjigje menjëherë. Ata që reaguan ndaj ndërhyrjes së ashpër të policisë kundër protestuesve nisën të grumbullohen në Sheshin Taksim të Stambollit. Kur provokatorët nisën të bëjnë vandalizma duke u përzier në mesin e popullit të mbledhur në shesh forcat e sigurisë ndërhynë për shpërndarjen e turmës. Me ashpërsimin e konfrontimeve policia u përpoq ta shpërndajë turmën duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Ashpërsimi ngandonjëherë i ndërhyrjeve të policisë u prit me reagime nga disa shtresa e grupe të shoqërisë. Protesta u organizuan edhe në shumë qarqe të tjera të Turqisë. Policia sidomos në Ankara, Antalja, Adana dhe Izmir u konfrontua me protestuesit që ishin mbledhur në tubime me lajme të paqëna që qarkullonin në median sociale. Fatkeqësisht në trazirat që ndodhën në shkallë vendi humbën jetën 3 civilë dhe 1 policë, si dhe pati shumë të lënduar.
Vendimi i Gjykatës
Ndërkohë që ngjarjet vazhdonin të ruanin temperaturën e tyre të lartë Gjykata Administrative Nr.6 e Stambollit mori vendim për ndalimin e ekzekutimit të procesit në çështjen gjyqësore që ishte ngritur kundër projektit “Kazerma e Artilerisë” në Sheshin Taksim.
Shoqata për Mbrojtjen dhe Zbukurimin e Parkut Gezi në Sheshin Taksim në ankesën e saj pretendonte se përmes Parkut Gezi në Taksim ishte krijuar mundësia për ndërtimin këtu të një qendre tregtare duke e maskuar këtë projekt me Kazermën e Artilerisë. Shoqata në fjalë kishte kërkuar anulimin dhe ndalimin e ekzekutimit të vendimit të Këshillit të Lartë për Ruajtjen e Pasurive Kulturore Nr.139, datë 27 shkurt 2012.
Thirrjet për gjakftohtësi të Presidentit Gyl dhe zv/kryeministrit Arinç
Presidenti Abdullah Gyl bëri thirrje për gjykim të shëndoshë në lidhje me protestat e Parkut Gezi. “Reagimet duhet të bëhen dhe jepen në përshtatje me rregullat, me gjykim të shëndoshë dhe qetësi. Ajo që na takon të bëjmë për qetësimin e ngjarjeve është më shumë pjekuri”, tha Presidenti Gyl.
“Forcat tonë të sigurisë gjatë kryerjes së detyrës duhet të tregojnë më shumë kujdes se çdo herë tjetër, duhet të jetë të matura dhe të ekuilibruara gjatë ndërhyrjes, nuk duhet të lejojnë shfaqjen e pamjeve të hidhura dhe keqardhëse”, shtoi ai.
Kurse Zëvendëskryeministri Bylent Arinç tha se vendimi për ndalimin e ekzekutimit të dhënë nga gjykata në lidhje me Parkun Gezi ishte një zhvillim i goditur. “Bashkia dhe Ministria e Kulturës ose njësitë përkatëse administrative i kanë një detyrim banorëve të Stambollit për një periudhë qetësie të paktën duke ndaluar të gjithë aktivitetin (ndërtimor) gjatë fazës së zbatimit të vendimit të Gjykatës. Dhe ky detyrim është ky: “-Ne duam të bëjmë këtë gjë në Parkun Gezi në kuadër të punimeve që vazhdojnë për ta kthyer Sheshin Taksim në një hapësirë vetëm për këmbësorët. Ne nuk do të bëjmë masakër tek pemët që ndodhen këtu. Parku do të mbetet. Ne ju garantojmë se pemët që do të nxirren prej këtu do ta vazhdojnë jetën në vende të tjera. Ne ndajmë me ju sensibilitetin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë për ato që kanë ndodhur deri tani. Mendoj se kjo deklaratë do të ketë një dobi të madhe në aspektin e paqes shoqërore”.
Nxitja e ngjarjeve nga media e huaj
Mediat pamore ndërkombëtare, kryesisht CNN dhe BBC bashkë me agjencitë e lajmeve si Reuters ngjarjet i përcollën sipas këndvështrimeve të tyre duke bërë transmetime direkte nga Sheshi Taksim i Stambollin duke pretenduar se Turqia po jetonte një “Pranverë Turke”. Për shembull, CNN International në lajmin me titull “protestat anti-qeveritare në Turqi” përdori si material fotografinë e turmës së madhe në mitingun e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Kazlıçeşme. Me qindra-mijëra vetë të mbledhur në Kazlıçeşme në përkrahje të Kryeministrit Erdoan i paraqitën botës si protestues të Parkut Gezi. Pas një reagimi intensive të opinionit publik CNN International u detyrua të ndryshojë titullin e lajmit. Ngjarjet në Parkun Gezi zunë një vend të gjerë edhe në median e shkruar të huaj. Nuk shpëtoi nga vëmendja e gjithkujt bashkimi i mediave me pikëpamje të ndryshme politike dhe në vende të ndryshme për ti pasqyruar ngjarjet sikur në Turqi të kishte trazira masive.
Reagimet e Jashtme
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me ngjarjet erdhën reagime të niveleve të ndryshme.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në deklaratat që bëri si në kontaktet me autoritetet turke, ashtu edhe para mediave tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu siç e kanë shprehur përherë, u japin përkrahje të plotë lirive të shprehjes dhe tubimit të njerëzve, duke përfshirë këtu edhe të drejtën e organizimit të protestave paqësore, sepse kjo është me rëndësi thelbësore për të gjitha demokracitë. “Jemi të shqetësuar për lajmit mbi përdorimin e forcës së tepruar nga policia”, nënvizoi Kerry.
Ndërsa me një rezolutë të miratuar me shumicë votash në Parlamentin Evropian u bë thirrje për t’u konsultuar me popullit në planet e zhvillimit urban dhe rajonal.
Në rezolutë u tha se ndjehet shqetësim për forcën e tepruar të përdorur nga policia në ngjarje, duke shtuar se Kryeministri Erdoan duhet të demonstrojë një qasje bashkuese dhe konsensuale. Janë pritur me kënaqësi qasjet pozitive të Presidentit Abdullah Gyl dhe të Zëvendëskryeministrit Bylent Arinç, shkruan në vijim rezoluta. Rezoluta flet edhe për rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe i bën apel qeverisë turke të përgatisë një ligj të ri për mediat për të siguruar lirinë e shtypit në Turqi.
Rezoluta e Parlamentit Evropian u prit me reagime nga qeveria turke. Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ndaj Parlamentit Evropian reagoi duke thënë “Unë nuk e njoh një vendim që Parlamenti i Bashkimit Evropian do të marrë në lidhje me ne”. “Për momentin një pjesë e mediave në Turqi, bashkë me këto edhe disa organe mediatike ndërkombëtare janë bërë pjesë e një nisme mashtruese dhe njëkohësisht të pandershme për ti paraqitur protestat si një panoramë e përgjithshme e Turqisë”, u shpreh Erdoan.
Kryeministri priti në takim dhe dëgjoi protestuesit
Ndërkohë që protestat vazhdonin Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan priti në takim një grup i përbërë nga disa aktorë dhe përfaqësues të Platformës së Taksimit dhe dëgjoni propozimet e tyre.
Deklaratën në lidhje me përmbajtjen e takimit e bëri aktori Halit Ergenç. “Ne si artistë si dhe shokë në solidaritet me protestuesit shprehëm shqetësimet tona si dhe rekomandimet për zgjidhjen e situatës. Kryeministri na dëgjoi me vëmendje dhe arritëm në disa konkluzione. Na thanë (qeveria) se do të respektojnë gjyqësorin, do të pranojnë procesin e gjykimit edhe sikur përfundimi i këtij procesi të jetë negativ, ndërkohë që nëse përfundimi do të jetë pozitiv do ta çojnë atë në referendum popullor”, sqaroi aktori Ergenç. Në audiencë Kryeministri Erdoan kërkoi heqjen e çadrave dhe dhënien fund ngujitjes në Parkun Gezi.
Kurse përfaqësuesit e protestuesve të nesërmen në darkë bëjnë një deklaratë përmes të cilës bënë të ditur se protestën do ta vazhdonin duke lënë një çadër simbolike në Parkun Gezi.
Përfundimi i protestës në Parkun Gezi
Vetëm se në të njëjtën natë policia kërkoi nga protestuesit që të lironin nga Parku Gezi. Pastaj organizoi një operacion të shpejtë dhe i hoqi çadrat e protestuesve.
Pas boshatisjes së Parkut Gezi nga policia Prefekti i Stambollit, Husejin Avni Mutllu organizoi një konferencë për mediat. Prefekti Mutllu tha se shumica e protestuesve iu përgjigjën paralajmërimeve dhe u larguan nga parku, kurse policia ndërhyri ndaj grupeve margjinale.
Mutullu kërkoi që qytetarët të i marrin në konsideratë lajmet që qarkullojnë në median e huaj dhe në rrjetet sociale. Ndërkaq Prefekti Vali Mutllu tha se provokatorët nisën të përdornin armë të nxehta duke plagosur dy punonjës të policisë, gjendja e të cilëve u përmirësua më vonë. Prefekti Mutllu shpjegoi për opinionin publik se në ngjarje u plagosën 44 persona, nga të cilët asnjëri në gjendje të rëndë.
Në fund të hetimit të realizuar nga inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Stambollit në lidhje me djegien e çadrave, akt që çoi në acarimin dhe shtrirjen e ngjarjeve në Parkun Gezi të Sheshit Taksim edhe në qytete të tjera të Turqisë doli se çadrat e protestuesve ishin djegur nga policia bashkiake. Mbështetur në raportin dhe relacionin e inspektorëve Bashkia e Metropolit të Stambollit shkarkoi nga detyra 4 punonjës të policisë bashkiake dhe një teknik.
Protestat ndryshuan formën
Protestuesit të drejtën e tyre demokratike vazhduan ta përdorin edhe pas boshatisjes së Parkut Gezi duke ndryshuar metodat e protestimit. Aktin më të ri të protestimin e filloi në Stamboll kërcimtari me emrin Erdem Gyndyz, akt i cili pastaj u përhap në të gjithë Turqinë dhe pastaj në të gjithë botën. Gyndyz solli një akt të ri protestues duke qëndruar pa lëvizur dhe pa folur në këmbë me fytyrën e kthyer nga Qendra Kulturore “Ataturku” në Sheshin Taksim të Stambollit. /trt/