Categories
Lajme FRI

Prof. Dr. Halis Ajdemir ligjëroi në Shkup

 

Forumi Rinor Islam në Shkup realizoi tribunë në Teatrin Shqiptar me mysafirin nga Republika e Turqisë prof. dr. Halis Ajdemir.

Halis Aydemir është hafiz i Kur’anit të madhërishëm, autor i disa librave dhe pjesëmarrës i rregullt si ligjërues në konferenca të ndryshme shkencore.
Ka studiuar në Fakultetin e Elektrik dhe Elektronikës së Universitetit Teknik të Stambollit në degën e Inxhinierisë Elektrike, studimet postdiplomike në degën e Hadithit, ka punuar si profesor në Departamentin e Hadithit në Fakultetin e Shkencave Fetare në Universitetin Dumlupinar. Për 15 vite ishte dekan i po të njejtit fakultet ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit të Lartë të Çështjeve Fetare.

Tema me të cilën u prezantua para publikut të Shkupit ishte “Njeriu në kërkim të kuptimit”.
Fillimisht u lexuan disa ajete të Kuranit Fisnik nga hafiz Sejjid Idrizi, më pas të pranishmit i përshëndeti nikoqiri i këtij aktiviteti, kryetari i Forumit Rinor Islam, Mr. Xhabir Emini i cili falenderoi mysafirin dhe të pranishmit për prezencën duke theksuar nevojën për aktivitetet dhe temat e këtij lloji në shoqërinë tonë në veçanti tek të rinjt.
Me disa ilahi të pranishmit i freskoi edhe hafizi nga Republika e Turqisë Fatih Derdijok.

Me përmendjen e shumë ajeteve të Kuranit Famëlartë profesori qartësoi krijimin e njeriut, natyrshmërinë e tij, amanetin që bart ai, ndërgjegjen, lirinë e përzgjedhjes, njohjen e së drejtës dhe të gabuarës, si dhe përgjegjësinë e llogaridhënies. Gjithashtu tregoi për Drejtësinë e Allahut Fuqiplotë në njoftimin e të gjithë krijesave me Të dhe rrugën që çon tek Ai.

Në fund në shenjë falenderimi FRI dhuroi një dhuratë simbolike për profesorin.

11 mars 2023, Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version