Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratë me prof. Sali Shahsivarin në Info Qendrën e FRI – së, në Shkup. Tema e cila u ligjërua para të pranishmëve ishte “Islami ndërmjet parcializmit dhe objektivave univerzale”.
Fillimisht kjo ligjëratë nisi me leximin e disa ajeteve kuranore nga hafizi më i ri Uvejs Murtezi.
Nga ajo që ligjëroi prof. Sali Shahsivari mund të përmbledhim: “Duam apo s’duam jemi dëshmitarë të një dekadence jashtëzakonisht të madhe morale, identitare, kulturore dhe civilizuese të mbarë njerëzimit.
Lufta ndaj islamit ka kaluar në disa faza e një ndër ta është edhe ndotja e burimeve, fazë që u zgjerua shumë dhe vazhdon edhe sot. Pjesë e kësaj ndotje ka qenë edhe parcializimi i islamit.
E kemi zhveshur islamin nga objektivat, synimet dhe jemi kapur për parcialet, e nëse nuk u kthehemi objektivave do mbetemi një fundërrinë në historinë njerëzore. I kemi harruar prioritetet, jemi larguar nga objektivat kryesore, të cilat jo vetëm që na bashkojnë me muslimanët tjerë por na bashkojnë edhe me gjithë njerëzimin. Kundrejt kësaj çasje parciale ndaj islamit që na ka bërë dëm të madh kemi objektivat e mëdha të islamit, objektivat univerzale, e që janë pesë: mbrotja e vetvetes, mbrotja e mendjes, mbrotja e fesë, mbrotja e gjenezës, dhe mbrojtja e pasurisë.”
Dhe në fund të pranishmit patën mundësinë për të diskutuar dhe për të parashtruar pyetje.