Përveç nëse robotët nuk na shkatërrojnë në të ardhmen e afërt, njerëzit vazhdojnë me idetë e tyre duke krijuar profesione dhe mundësi të reja për karrierë.
Canadian Scholarship Trust Plan së bashku me strategë për parashikim përpiliuan përshkrime për disa profesione të cilat sigurisht do të paraqiten deri më vitin 2030.
1. Nostalgjik
xvdbdbd
Nostalgjikët janë dizajnerët e enterierit, që do të kenë për detyrë të dizajnojnë dhoma për njerëzit e pasur më të vjetër, për ti reflektuar periudhat e tyre të preferuara. Për shembull, rikrijim i një dhome të ditëes nga 1980 ose kuzhinë nga 1950. Kështu, nostalgjikët do të ndihmojnë në krijimin e kujtimeve të klientëve të tyre.
2. Telekirurg
s;spsps
Telekirurgjia ju mundëson kirurgëve të punojnë me pacientë duke përdorur duar roboti, kontrollor dhe sistem me senzorë që siguron informata kthyese për përdoruesit e vet. Ky koncept veçse praktikohet. Këta kirurgë do të specializojnë në operacione me pacientë në lokacione më të largëta. Përveç në mjekësi, këta kirurgë do të kenë njohuri nga robotika dhe teknologjia telekomunikative.
3. Rikrijues i rrethinës
sfqwww
Puna e këtyre njerëzve do të jetë të zvogëlojnë dëmin që njerëzit ia shkaktojnë rrethinës. Do të zëvendësojnë gardhet dhe autobanet me pyje dhe gjelbrim.
Njerëzit e interesuar për ambientin jetësor, bujqësinë dhe ekologjinë do të jenë të përshtatshëm për këtë profesion.

4. Dizajner i mbeturinave

dsgwg
Këta dizajner do të përsosin artin e “apsajklingut”. Ky lloj riciklimi mundëson shfrytëzimin e mbeturinave për të krijuar sende të reja, më cilësore.
Për këtë punë do të nevojiten njohuri nga inxhinieria dhe dizajnit industrial.
5. Ekspert për thjeshtësi
jinjkkk
Këta ekspertë do të gjejnë mënyra për tiu ndihmuar bizneseve dhe për ti thjeshtësuar detyrat e tyre gjatë ditës. Do të duhet që një punë treditëshe, ta bëjnë të mundshme të kryhet për gjysmë ore.
Njerëzit që janë të mirë në matematikë dhe dizajn do të ishin të shkëlqyeshëm në këtë punë.
6. Navigator shëndetësor
siosfk
Është vështirë që pacientët të kuptojnë sistemin e komplikuar shëndetësor. Me ndihmën e navigatorit shëndetësor, pacientët do të kenë qasje më të mirë ndaj informatave të nevojshme. Navigatorët do të kenë përgjigjet e pyetjeve pa marrë parasysh doumenteve dhe procedurave, dhe do tju ndihmojnë familjeve të përballen me këtë. Navigatorët do të duhet të keni njohuritë e një specialisti dhe ndjeshmërinë e një punëtori social.

7. Terapeut për në fund të jetës

wwwfvdd
Me zmadhimin e kohëzgjatjes së jetës, planifikimi i fazave të fundit të jetës do të bëhen praktikë e zakonshme. Këta terapeutë do të jenë udhëheqës për planifikimin e viteve para vdekjes së klientit.
Për këtë profesion do të jenë të nevojshme njohuri nga puna sociale, shëndetësia dhe psikologjia.

8.Dizajner i lojëfikimit

afaq
Këta dizajnerë do të kenë njohuri të mëdha për motivimin e njeriut dhe sjelljen gjatë lojërave. Ata do të mësohen ta transmetojnë dizajnin e lojërave në përvoja të vërteta jetësore.

9. Këshilltar për robot

osjofsg
Me rolin e madh të robotëve në jetën tonë, njerëzit e pasur do të kenë robotë që do të punojnë si shërbëtorë ose ndihmës. Njerëzit që do të duan të blejnë robotë për në shtëpi, do të marrin ndihmën e këshilltarit për robot se cili model është më i përshtatshëm për nevojat e familjes.
Këshilltari i suksesshëm do të duhet të ketë shkathtësi të ngjajshme me ato të këshilltarëve familjar të sotshëm. Do të thotë, do të duhet të kenë njohuri nga puna sociale, këshillimi familjar dhe sociologjia.
10. Remikser i mediumeve
sifgjosg
Remikseri i mediumeve do të ketë punë të ngjajshme me një DJ. Ai do të remiksojë forma të ndryshme të mediave në një projekt koheziv. Ata do të bashkojnë audio, video dhe fotografi për të krijuar projekte të marketingut ose dasma./fakultetet.al/