Profesori universitar Fauzi Skenderi në librin e tij ‘Popullsia dhe vendbanimet shqiptare në Maqedoni’ të botuar së pari herë në Kumanovë në vitin 2006 në një pjesë të librit të tij ka lëshuar akuza kundër fesë Islame si ndikues negativ në arsimimin e popullisë.
Në faqen 125 të këtij libri, paragrafi i dytë, Skenderi thotë se “Mbetet shqetësues fakti se në hapësirat shqiptare në Maqedoni, në disa raste, feja islame vazhdon të luaj rol negativ për arsimimin e popullisë, sepse sipas predikimit të saj, “njeriu i shkolluar kinse largohet nga feja””.
Ai poashtu në këtë libër ka thënë se feja islame me predikimet e saj pengon arsimimin e femrave.
Skenderi ka ngritur shqetësimin e tij në libër për deportimin e ‘misionarëve musliman’. “Kohën e fundit në trevat shqiptare në Maqedoni kanë deportuar lloj-lloj “misionarësh myslimanë” të “sekteve” qe edhe veta ata nuk i njohin, të cilët i bëjnë dëm shumë të madh kauzës shqiptare në maqedoni dhe në planin ndërkombëtar. Propaganda fetare e tyre shkon në kah të kundër me përpjekjet civilizuese, me orientim perëndimor të popullsisë shqiptare, veçanërisht të brezit të ri” shkruan Fauzi Skenderi në librin e tij.
Këtë ‘”Propagandë fetare kundër arsimimit” siç e quan ai, e bëjnë një pjesë e klerikëve musliman, ku sipas tij këta klerikë janë pjesë e qarqeve antishqiptare që kanë nxitur edhe shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.
Categories