Me vetëm gjashtë muaj qëndrim si Profesor në Universitetin Ndërkombëtarë të Sarajevës, profesori i nderuar nga Shkupi, Muhamed Ali ka arritur që të emërohet si prorektorë në këtë Universitet. Pa dyshim se ky lajm bën të ndjehen krenar të gjithë Shkupjanët por nga ana tjetër edhe të ndihemi keq, shkaku se njohurit e tija shkencore shfrytëzohen nga një vend tjetër dhe jo nga ne. Dikush për këtë duhet mbajtur llogari apo jo?!
Në bisedën e shkurtë që portali Shprehja.com e zhvilloi me profesorin e nderuar, ai shpjegoi faktin se në Universitetin Ndërkombëtarë të Sarajevës është emëruar si profesor në muajin shkurt të këtij viti
“Është kënaqësi për mua që më kanë emëruar në këtë post. Para disa viteve ishte kënaqësi që si shqiptarë të jemi studentë në Sarajevë, por ja tani deshti Zoti të kemi edhe Profesorë edhe Prorektorë Shqiptarë. Kjo është një risi për shqiptarët” u shpreh Profesori i nderuar.
Në këtë Universitet i cili funksionon tani më 10 vite, Profesori Universitar Muhamed Ali tregon se ka studentë dhe profesorë nga 40 shtete të ndryshme, që e bënë edhe më të çmueshëm arritjen e tij në këtë nivel akademik.
Përpos kësaj risie para do kohe doli në botim libri më i ri i profesorit të nderuar me titull: “Issues in Contemporary Turkish Foreign Policy”- libër botuar në gjuhën angleze ndërsa doli në shtypje në Gjermani.
Ndërsa fjalët e tij lanë të kuptohet se rrugëtimi i tij akademik nuk do të ndalet këtu pasi që së shpejti do të publikohet edhe një punim i realizuar së bashku me profesorin Mesut Idriz nga Shkupi i cili po ashtu është profesor në Universitetin Ndërkombëtarë të Sarajevës, një punim që ka të bëjë lidhur me prijësit fetar mysliman të Maqedonisë në periudhën post -Osmane.
Profesori Universitar Muhamed Ali ka kryer studimet e doktoraturës në Fakultetin “Shën Qirili dhe Metodi” në vitin 2012, ndërsa masterin e ka kryer në Universitetin e Evropës Juglindore në vitin 2009. /Shprehja
Categories