Në disa vende të BE-së papunësia e të rinjve është alarmante, veçanërisht në Greqi dhe Spanjë. Një program miliardësh e ka ofruar Banka Evropiane e Investimeve (BEI) për të zgjidhur këtë problem evropian.
Banka Evropiane e Investimeve (BEI) i ka ofruar në dy vjetët e ardhshëm gati 70 miliardë euro në vit për të përballuar krizën dhe për të luftuar papunësinë në BE.
Presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Werner Hoyer, ka thënë për gazetën “Bild” se bëhet fjalë për një rritje prej rreth 40 për qind të papunësisë në vendet e BE-së.
„Ishte një sinjal i qartë se vendet anëtare të BE-së që do të bëjnë kursime të dhimbshme duke aplikuar reforma për konsolidimin fiskal dhe për të forcuar konkurrencën e tyre“, tha Hoyer.
„Banka Evropiane e Investimeve luan një rol të rëndësishëm për të luftuar papunësinë e të rinjve në BE”, tha ai.
„Kreditë e EIB-së duhet të përdoren si një nxitës për kompanitë për t’u ofruar të rinjve një shans“, tha shefi i kësaj banke.
Si pasojë e krizës evropiane papunësia e të rinjve ka arritur deri 70 për qind, ndërsa në Spanjë 55 për qind. Në Itali pothuajse 40 për qind e të rinjve kanë mbetur pa punë.