Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup me rastin e muajit të bekuar Ramazan, nën moton “Ramazani, muaji i dashurisë” këtë vit realizoi një program solemn me aktivistet dhe anëtaret më të reja të kësaj dege. 

Fillimisht u lexuan disa ajete nga Kurani Famëlartë, e më pas vijoi një fjalë rasti nga përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë FRI – Dega Shkup, Isra Sherifi Idrizi e cila mes tjerash tha: “Ky Departament morri iniciativën e një programi të tillë pikërisht në këtë muaj, për tu bërë shkas i së mirës së shumëfishuar edhe atë nga njëra anë duke angazhuar rininë për të shfaqur pranë jush mesazhe të ndryshme dhe nga ana tjetër duke qenë një shkak për t’u shtuar sevapet e angazhimit të ardhjes suaj këtu.  Janë të rejat ato që kanë përgatitur këtë program, sepse ato janë në moshën ku niveli i energjisë, dëshirës për punë, për aktivizëm e poashtu edhe ai nivel i ndjenjave prek majat më të larta në krahasim më çdo periudh tjetër; andaj, me anë të këtij programi DF është munduar që kjo rini ta gjej një vend ku do të kanalizon sado pak potencialin e tyre”. 

Si pika tjera të këtij programi ishin edhe këndimi i disa ilahive, paraqitje të një monologu, dialogu dhe disa lutjeve, të gjitha këto të përgatitura nga aktivistet më të reja.