Projekti “Eureka” i cili filloi në degën e Shkupit të Forumit Rinor Islam do të realizohet edhe në nëndegën Karshiakë. Zhvillimi dhe edukimi i gjeneratave të reja janë qëllimet e këtij projekti, projekt ky i cili filloi edhe në hapësirat e nëndegës me nxënësit më të dalluar të klasave të IX nga Sh.F. “Naim Frashëri”.
Fillimisht pjesëmarrësit u informuan rreth projektit në fjalë, ndërkaq më pas vijoi trajnimi me temën e parë nga trajnuesi, njëkohësisht dhe kryetari i FRI – së dega Shkup, Abdulhamid Mustafa. Tema “Menaxhimi i vetes në kohë”, ishte tema e parë e cila ngjalli kureshtje te nxënësit, por pjesë e aktivitetit ishin edhe grupet punese, detyra garuese si dhe atrakcione të ndryshme.
Nga ligjërata e parë nxënësit u ndanë të kënaqur, gjë që tregon se projekti është i qëlluar dhe na motivon që të vazhdojmë edhe me projekte të tjera të qëlluara dhe frytdhënëse.