Këtë të shtunë, në qytetin e Kërçovës nxënësit e Eurekës ndoqën trajnim e fundit të këtij projektit. Rikujtojmë që ky ishte takimi i gjashtë javor i këtij projekti, ku nxënësit patën mundësi të jenë pjesë e diskutimeve dhe ligjëratave kreative që u trajtuan në kuadër të Eurekës.
Takimi i fundit, përfshiu temën “Modeli i një të riu të suksesshëm!”, ku trajnues ishte Abdulhamid Mustafa, sekretar gjeneral i FRI – së. Përveç ligjëratës dhe shembujve nga jeta e trajnuesit, në takim nuk munguan lojërat dhe këshillat e shumta.
Vlen të theksojmë që projektet e ngjashme me Eurekën do të vazhdojnë si në Kërçovë ashtu edhe në qytetet tjera, sepse shpresa e të rinjëve është motiv i ynë.