Projekti “Gjurmët” që realizohet si pjesë e akademisë rinore “Mendimi” këtë fundjavë ka realizuar aktivitete në qytetin e Shkupit dhe Kumanovës.
Aktivitet ndryshe nga të zakonshmet është realizuar me nxënësit nga qyteti i Shkupit, të cilët së bashku me udhëheqësin e grupit, Besar Bekiri, ngjitën majën Vodno. Bashkë me aktivitetet sportive në ambient të hapur u mbajt edhe ligjërata “Kujdesi ndaj anës fizike”.
Në qytetin e Kumanovës është realizuar mbyllja solemne e projektit, në u mbajt një takim me nxënësit për të informuar ato mbi projektin “25%” dhe më pas u ndanë certifikata për pjesëmarrësit.
27 mars 2022