Misioni Islamik Australian thotë se protestat kundër planeve të xhamive nxiten nga ndjenjat ‘anti-muslimane ”
Planet për të ndërtuar një xhami në një qytet australian ka nxitur  islamofobinë dhe, anasjelltas, në mënyrë të barabartë përkrahje të fuqishme për projektin, kështu tha për gjencinë Anadolu, një udhëheqës i komunitetit musliman.
Dr. Sejid Sheriffedin, sekretar i Misionit Islamik Australian në shtetin Victoria, tha se ata që protestojnë kundër planit ishin të shtyrë nga ndjenjat “anti-muslimane”.
Dr. Sejjid Sheriffedin tha se kundërshtarët e xhamisë, shumë prej të cilëve nuk janë banorë të Bendigo-s,  në mënyrë iracionale e krahasojnë xhaminë, një vend ku adhurohet Zoti, me terrorizmin dhe xhihadistët.
“Kjo është racizëm i pastër,” tha ai për Agjencinë Anadolu. “Ne kemi përdorur sistemin demokratik, ligjor të këtij vendi. Ne nuk po kërkojmë ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Ajo mund të pranohet ose të refuzohet. Ne kemi bërë disa ndryshime në dizajn siç është kërkuar dhe kjo është pranuar. ”
Këshilli i Bendigo-s e ka miratuar xhaminë e parë të qytetit në një takim të rreptë në qershor. Kundërshtarët e xhamisë së planifikuar e bartën luftën e tyre në Gjykatën Civile të Viktorias në Tribunalin Administrativ në Melburn të hënën.
Fillimisht, xhamia e planifikuar me vlerë prej 3.000.000 $ e ka ndarë   qytetin historik dhe çoi në kritika përplotë  zemërim ndaj vendimit.
Një fushatë kundër – xhamisë në Bendigo u zhvillua dhe me taktikë të  frikësimit të të punësuarëve , me balona të zeza duke u varur në pemë dhe vendosur jashtë në shtëpitë e mbështetësve të xhamisë.
Fushata ishte orkestruar nga një rrjet i grupeve që furnizohet me holla dhe mbështetje për luftën për të bllokuar ndërtimin e xhamisë.
Një pamflet, i shpërndarë në një takim kundër-xhamisë, shkruante: “Një xhami nuk është si një kishë apo një tempull”, duke shtuar se xhamitë “janë një vend i qeverisë, një qendër komande, një gjykatë, dhe në disa raste përdoret si qendrat e trajnimit ushtarak dhe depove të ushtrisë. ”
Në përgjigje, udhëheqësit e Bendigo-s  bënë thirrje për tolerancë dhe  të përmbahen nga fanatizmi. Duke folur për Agjencinë Anadolu, Dr. Sejjid Sheriffedin ka përmendur se një ceremoni e madhe ishte mbajtur në Bendigo për Festën Islame, Bajramin.
“Politikanët, udhëheqësit e komunitetit, këshilli, publiku ishin të gjithë të ftuar dhe ata të gjithë erdhën,” tha ai. “Ata të gjithë thanë se donin të shohin multikulturalizmin e ardhur në Bendigo.”
Ai shtoi se ai u shqetësua se opozita ishte krijuar nga “të jashtmit”.
Dr.Sheriffedeen ka detajuar planet për të kërkuar fonde për ndërtimin e xhamisë nga burimet lokale.
Vendimi i tribunalit pritet deri në fund të javës.
 
Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë