Categories
Lajme

Projekti i zgjerimit të Qabesë drejtë përfundimit (VIDEO)

Tani myslimanët do t’i kryejnë më lehtësisht detyrimet fetare në Tokat e Shenjta të Mekës. Projekti i zgjerimit të Qabesë, që nisi në vitin 2012 në këtë pikë të takimit të myslimanëve, po vijon me vrull të jashtëzakonshëm.
Zgjerimi i Tokave të Shenjta ishte bërë i domosdoshëm për shkak të rritjes së madhe të numrit të vizitorëve.
Ky projekt konsiderohet si më i madhi, që është bërë ndonjëherë për zgjerimin e Qabesë.
Një prej pikave më të rëndësishme të punimeve për zgjerimin e Tokave të Shenjta është edhe fati i portikëve osmanë.
Portikët otomanë, që janë çmontuar në fillimit të projektit, po rindërtohen dhe rivendosen nga një firmë turke.
Falë këtij projekti, që deri më sot është realizuar në nivelin 75 për qind, rreth Qabesë do të mund të bëjnë tavaf 105 mijë persona, ndërkohë që më parë ky numër arrinte deri në 25 mijë.
Sakaq, në fund të punimeve Qabeja do të ketë 450 abdes’hane, çezma zemzemi dhe banja të reja.
Në projekt zënë vend gjithashtu 7 hyrje dhe 16 shkallë të lëvizshme të reja për të penguar mbingarkesën dhe asfiksimet në mes të turmave gjatë kohëve të namazit.
Tashmë në Qabe do të mund të falen njëherësh 2 milionë myslimanë. (TRT)
 

Exit mobile version