Përskaj aktiviteteve të shumta që realizon Forumi Rinor Islam, në kuadër të platformës “Mozaiku Rinor” ishte edhe projekti “Incept”.

“Incept” ishte projekt në të cilën pjesëmarrësit kryesisht ishin nxënësit më të dalluar të viteve të para të shkollave të mesme në qytetin e Shkupit.

Takimet me nxënësit bëheshin në fundjavë me trajnues të ndryshëm duke iu prezantuar tematika të ndryshme si: “Bullizmi”, “Morali”, “Menaxhimi i vetes në kohë”, dhe “Ndikimi i rrjeteve sociale në shëndetin mental”. Lojërat e ndryshme dhe punimet në grupe ishin gjithmonë pjesë e këtyre takimeve.

Në takimin përmbyllës trajnues ishte Zuhri Kamberi i cili shtjelloi temën “Inteligjenca emocionale”. Të ftuar ishin edhe të gjithë trajnuesit të cilëve iu dhurua nga një mirënjohje. Nxënësit u pajisën me certifikata për pjesëmarrje në këtë projekt dhe në fund të gjithë iu bashkëngjitën një kokteji të përbashkët.

 

26 mars 2022, Shkup