Këtë të shtunë u realizua takimi i dytë me nxënësit pjesëmarrës të projektit “Incept”, projekt ky në kuadër të platformës “Mozaiku Rinor”. Takimin e udhëhoqi Bujar Idrizi, i cili shtjelloi temën “Menaxhimi i vetes në kohë”.

U fol për rëndësinë dhe vlerën e kohës si dhe për format më të mira të shfrytëzimit dhe planifikimit të saj. Gjithashtu nuk munguan as lojërat e ndryshme që ishin të ndërlidhura me temën.

26 shkurt 2022, Shkup