Një nga faktorët më të rëndësishëm në nxitjen e ngjarjeve dhe protestave të dhunshme për parkun në Taksim të Stambollit ka qenë dezinformimi i përhapur në median sociale, shkruan gazeta më e madhe turke “Zaman”.
Disa grupe të panjohura kanë shpërndarë në median sociale foto dhe lajme të rreme me qëllim nxitjen e protestave të dhunshme në Taksim. Ato u përpoqën të acaronin situatën duke nënvizuar faktin e rremë se numri i të vdekurve dhe i të plagosurve është i lartë.
Disa kanale televizive, duke u bazuar mbi këto lajme të shpërndara në internet, po ashtu kanë dezinformuar publikun.
Ja gënjeshtrat provokative:
Edhe fotoja ku një polic i lëshon një qeni gaz lotsjellës i përket një vendi tjetër.
Edhe lajme si “po digjen zyrat e partisë për Rimëkëmbje dhe drejtësi në Izmir, ju dogjën lentet e syve të një fëmije i cili i ishte ekspozuar gazit lotsjellës” nuk ishin të vërteta.
Në të njëjtën mënyrë edhe një lajm i pabazë i heqjes nga detyra të Drejtorit të policisë së Stambollit Huseyin Çapkin ishte në mesin e lajmeve të trilluara. Por, në të vërtetë ndërkohë që në median sociale shpërndahej ky lajm, prefekti Huseyin Mutlu bëri një deklaratë për shtyp.
Nëse protestat vazhdojnë edhe 48 orë Gjykata e Lartë mund të rrëzojë qeverinë.
Janë dërguar 15 milion tweet-e
Më 31 maj, ditën kur protestat u shoqëruan me aksione të dhunshme janë dërguar 15 247 000 tweet-e. Themeluesi i sistemit vëzhgues të medias sociale, Jasin Kesen, pohon se 5 milionë e këtyre tweet-eve lidhen me protestat kundër heqjes së parkut dhe shoqërohen me shenja provokative.
Mund të hapet një çështje gjyqësore për lajmet e pavërteta
Avokati Mahmut Xheren mendon se mund të kërkohet dhe një organizim gjyqësor për lajmet e pavërteta, shpifjet, fotot e pabaza. “Nëse në “twitter hidhen fotografi të rreme, shpifje apo fyerje në emër të një personi atëherë ai person mund të hapë një séance gjyqësore. Por, nëse këto provokime shkaktojnë kaos social dhe prishin qetësinë publike atëherë mund të merren masa parandaluese publike”, shprehet Xheren duke theksuar se mbron lirinë e fjalës dhe të shprehjes./Start/
Categories