Categories
Lajme

Protestë për shaminë në shkolla

Përveç pankartave ku shkruante “Mbulesa ime, e drejta ime, zgjedhja ime, stili im – Jeta ime”, “Unë i mbuloj flokët jo trurin”, protestueset mbanin në duar edhe flamurin Kombëtar, të Kosovës si dhe atë Amerikan

Protesta e mbajtur para Qeverisë së Kosovës është organizuar nga “Rrjeti Femrave për Zhvillim Profesional” dhe është përkrahur nga disa studente të Fakultetit të Psikologjisë.
Me këtë rast, Belkise Berisha tha se organizata të cilën ajo e përfaqëson, përkrah të drejtat e këtyre vajzave me shamia.
“Ne si organizatë konsiderojmë se këtyre grupeve që i përkasin një komunitet fetar në Kosovë po i cenohen të drejt e njeriut”, tha Berisha.
Ndërsa njëra prej protestueseve, Dafina Delija, e cila dy vite më parë është përjashtuara nga shkolla “Gjergj Fisha” për shkak të mbulesës, u shpreh tejet e mllefosur për veprimet që po bëhen ndaj tyre.
“Edhe unë si shumë vajza tjera pata fatin të përjashtohem nga shkolla për shkak të vendimit tim që ta mbaj shaminë. Si ndihen ata që ma mohuan shkollimin mua, më ndan nga librat, nga shkolla dhe shoqëria. A thua vallë kështu e gjejnë kënaqësinë ata njerëz. A nuk i përkas unë këtij shteti, a thua ata janë më shqiptar se unë, pse unë nuk kam të drejt të shkollimit, pse e gjithë kjo padrejtësi, ku janë femrat shqiptare të më mbrojnë mua”, tha Dafina.

Exit mobile version