Partia Socjaliste e Edi Ramës vazhdon ti pri rezultateve zgjedhore para PD-së së Sali berishës. Nga 25% e votave të numruara PS ka 247.254 vota ndërssa PD 170.574, ose në mandate 51 PS-ja, 36 PD-ja.
Ndryshe mbrëm të gjithë shpallin fitore dhe festonin! Kjo gjë aq e mirë sa duket, është edhe e rrezikshme pasi ndikon negativisht në elektorat, sidomos tek militantët të cilët një rezultat të ndryshëm nga ai i deklaruari në fillim do ta konceptonin si “vjedhje vote”.
E para fitoen e shpalli Partia Socialiste përmes liderit të saj Edi Rama, disa minuta para përfundimit të votimeve.
Pak më pas, Majlinda Bregu nga PD bëri të njëjtën një ndërsa Ilir Meta u shpreh i vendosur për 15-20 mandate të fituara nga ana e LSI.
Fitore ka shpall edhe Aleanca Kuq e Zi përmes një njoftimi në Facebook ndërsa Bamir Topi nga FRD gjithashtu është shprehur shumë optimist për rezultatet.
Tani për tani të gjithë duken të gëzuar, po kujt do i “ngrijë buzëqeshja”, pritet të shohim.
Ndryshe në zgjedhjet në Shqipëri kanë votuiar 53.24 % e trupit votues. /albeu.com/
EDITOR
11 years ago
previous article
Fëmijëve të Maqedonisë u mundësohet pushim falas në Dubai
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago