Dikush mund të na paragjykojë, nëse thotë se në Shqipërisë të pakta janë talentet, po ç thotë bota? Pra në Shqipëri, çështja e talenteve është një çështje shumë shumë e papërfolur në media dhe në shtypin sportiv, duke bërë që gjithçka të jetë inekzistente.
Përse digjen këto talente, sepse nuk i japin lekë tranjnerëve qoftë sado pak ato lekë për ta aktivizuar, apo presidentit të një skuadre. Ndonëse dikush mund të mendoj krejt të kundërtën, ky është mendimi im personal.
Në Shqipëri talentet janë pafund, po cili e ka mendjen tek ta, pasi tashmë si skuadrat tona, si dhe kombëtarja jonë e kanë gjetur rrugëdaljen duke marrë futbolliste me origjinë nga Kosova, një shembull i tillë është tek kombëtarja jonë ku pothuajse e gjithë 11-shja që zbret në fushë është kosovare. Kështu do të bëjmë përpara ne?
Një ditë u bëra kurioz të shoh me vëmendje listën që tranjneri i shpresave të Shqipërisë, Skënder Gega, kishte grumbulluar, se sa kishte nga kampionati Shqiptar dhe sa nga ai i Kosovës.
Më koiçidoi, që vetëm Idi Batha, i cili aktualisht është pjesë e Besës në kategorinë Superiore, isjte pjesë e U21-it dhe gjithë të tjerët ishin lojtarë nga Kosova. Ndërsa ish-tranjneri “[Kumarxhi i thekur”] i kombëtares sonë, përpara se italiani Xhani De Biazi të emërohej në krye të kombëtares, kroati Josip Kuzhe dha një deklaratë për mediet, ku ai u shpreh se në Shqipëri nuk mungojnë talented, por terrenet!
Në fakt kur shohim se prindërit paguajnë shumë nga ana financiare edhe pse djali i tyre nuk mund të ketë aftësi për tu bërë futbollist, sërish këtu në Shqipëri e kanë mendjen se kush e kush ti bëj një reklamë punë së tij nëpërmjet ekranit dhe të marr sa më shumë fëmijë për t’u stërvitur që edhe ana financiare e tyre të jetë akoma më e lartë.
Të gjithë janë të këtij mendimi, por tranjnerët duhet të nxjerrin talente dhe mos ta mbajnë mendjen tek “paraja por tek aftësitë’ që mund të kenë ata fëmijë që pse jo mund të jenë edhe e ardhmja e Shqipërisë në vitet e ardhshme, por siç e theksova këtum secili mendon se kush e kush të fitojë më shumë nga fëmijtë që stërvisin pra nuk i stërvisin siç duhet por i stërvisin sa, për të kaluar radhën. Talentet edhe ato pak që kemi po na i marrin të tjerët se nuk jemi të zotët ti mbajmë!
Do të vij një ditë që nuk do të na vijë mirë kur edhe ato pak talente që na kanë mbetur të largohen pra ta braktisin kombëtaren tonë për një tjetër, një rast i tillë është ai i Elvis Kabashit, i cili e shikon shumë mirë se në vendin që ai është rritur që fëmijë dhe stërvitet andej, pra ai ka marrë frytet e punës së madhe dhe së të tej zgjatur për të dalë një futbollist i zoti edhe pse është ende në një moshë të vogël dhe ka nevojë për mbështetje.
Kabashi refuzoi sepse e di shumë mirë se në Shqipëri jo vetëm që do të ishte djegur nëse babai i tij nuk do të derdhte para për ta bërë djalin e tij futbollist, por edhe do ta prishte kot këtu, ndërsa andej ku Elvisi ndodhet aktualisht, pra në Itali, ai jo më kot nuk është pjesë e Juventusit që është privilegj për të në radhë të pare, madje disa herë ka qënë në stolin e të besuarve të Antonio Kontes.
Ku janë ato talente që Shqipëpëria ka dhe ku janë ata talente që në Shqipëri s’kanë para për t’u bërë futbollistë, sepse në Shqipipëri pati “babi lekë je djali mire” në radhë të parë dhe futbollist i mirë në radhë të dytë. Nëse tek një skuadër në kampionatin shqiptar shkon dhe luan pa derdhur asnjë kacidhe, presidenti i ekipit ku ai talent luan, e shikon me inat dhe thotë: “Po ky pa buksi këtu tek ne erdhi për të luajtur!? /ssh/