PYETJE: Meqë Islami bën thirrje për butësi, falje, mëshirë dhe përbuzjen e dhunës e vrazhdësisë, atëherë: pse janë paraqitur grupacione të dhunshme në vendet islame? Po ashtu, cila është baza fetare në të cilën ato mbështeten, e në veçanti kur kihet parasysh se këto organizata thirren në përkatësinë islame?
PËRGJIGJA: Dhuna që ushtrohet nga disa grupacione të cilat thirren në përkatësinë islame, është rezultat i filozofisë së caktuar të cilën e përfaqësojnë këto grupacione dhe i një logjike, fakteve dhe koncepteve specifike në të cilat thirren këta njerëz.
Nëse analizohen grupacionet aktuale të dhunës në botën arabe, do të hasen filozofia, pikëpamja dhe botëkuptimet në të cilat thirren, të bazuara në argumente nga Kur’ani dhe Suneti dhe në mendimet e disa dijetarëve.
Është e vërtetë se këto grupacione bazohen në tekste të paqarta ndërsa i lënë ato të qartat, bazohen në çështje të pjesërishme, ndërsa i lënë ato të përgjithshme, kapen për kuptimin tekstual, ndërsa i shpërfillin synimet si dhe tekstet dhe rregullat tjera që bien ndesh me këto tekste të përgjithshme. Në të shumtën e rasteve argumentet përdoren në kuptim të gabuar, që i nxjerrin nga konteksti dhe kornizat e tyre. Mirëpo, sidoqoftë, ata pasojnë logjikë të imagjinuar që e arsyeton dhunën dhe përparon te disa të rinj të ngutshëm e euforikë dhe njerëz të thjeshtë sipërfaqësorë të cilët ndalen në sipërfaqe e nuk futen më thellë. Bazë e tyre është logjika e havarixhëve klasikë, për të cilët hadithët autentikë kanë treguar se e lexojnë Kur’anin, por ai nuk e kalon fytyn e tyre në veprim.
Dr.Jusuf el Karadavi – Shqip
Categories