VMRO-Partia Popullore përmes një deklarate zyrtare ka parashtruar sot pyetjen se përse akademiku Mateja Matevski pas 80 viteve deklaroi përkatësinë e tij etnike shqiptare.
Kjo parti reagoi sot duke komentuar nderimin e Matevskit me “Medaljen e Artë” nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Përse ka nevojë që një intelektualë i njohur 50 vite gjatë komunizmit dhe 23 vite në demokraci të fshehë ndjenjën e tij kombëtare. Ne nuk mund të ndajmë njoftimin se akademiku Mateja Matevski është shqiptarë nga Maqedonia. Ky akt i njohjes së akademik Mateut Matevski pas 80 vjet fshehje dhe mimikë, është një guxim tashmë i ndarë me publikun maqedonas. Ne e mirëpresim dhe e përgëzojmë për këtë. Kjo është një e drejtë themelore të çdo qytetari, që të deklarojë lirisht ndjenjat kombëtare. Por, kjo ka shokuar opinionin maqedonas, për shkak se një fakt i tillë paraqet një braktisje nga maqedonizmi antik i promovuar nga pushteti aktual në Maqedoni”, shkruan VMRO-Partia Popullore.
Sipas kësaj partie me këtë hapet çështja parimore dhe thelbësore se çfarë keqkuptimi kemi jetuar dhe akoma jetojmë.
“Ky akt i virtytshëm vetëm na konfirmoi se diçka nuk është në rregull me shoqërinë maqedonase, dhe seriozisht duhet të rishikojmë maqedonizmin e ashtuquajtur dhe të pranojmë dhe të zbatojmë parimet e demokracisë për të cilën jemi përkushtuar”, ka shkruar në fund partia VMRO-Popullore, që drejtohet nga ish-kryeministri Lubço Georgievski. Ky i fundit është i njohur për idenë e ndarjes së Maqedonisë në periudhën gjatë konfliktit të vitit 2001, që u promovua fillimisht nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase. Vetëm një vit më pas, në krye të kësaj akademie emërohet për kryetar akademiku Mateja Matevski. (INA)
EDITOR
11 years ago
previous article
Reformohet e drejta e azilit në BE
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
4 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
4 hours ago