Qendra e Sigal Prishtinës, Blerim Mazreku, dallohet me imazhin e tij në parket. Mazreku mban mjekër, duke shtyrë të gjithë të mendojnë arsyen se pse ai e preferon këtë. Për qëllime prestigjioze, fetare apo pse ajo i sjell fat.
Qendra bardhekaltër njihet si person i përkushtuar ndaj religjionit dhe këtë nuk heziton ta pranojë. Por pse mjekra?
“Mjekrën e mbaj të gjatë pikërisht për shkak të fesë. Absolutisht nuk ka asnjë arsye tjetër. E di se shpesh herë mjekra është sinonim i agresivitetit apo për dikë edhe fatit, por për mua jo. Besimi ynë, përkatësisht pejgamberi ynë ka thënë që t’i shkurtojmë mustaqet e t’i rrisim mjekrat, gjë të cilën unë si besimtar e respektoj dhe e kryej me përpikëri. Prandaj mjekra ime nuk ka të bëjë aspak me sport, as me shqiptarët edhe pse mjekra të tilla kanë pasur edhe shumë figura historike shqiptare si Adem Jashari e Skënderbeu”, shtoi ai për gazetën./ekuiliber/