Ditë më parë një 23-vjeçare nga Xinjiang i Kinës, vdiq kur po i përgjigjej një telefonate derisa telefoni i saj po rimbushej.
Ne jemi thellësisht të pikëlluar për të mësuar për incidentin tragjik dhe i ofrojmë ngushëllimet tona familjes së Ma. Ne do të hetojmë incidentin dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet në këtë çështje,” –thuhet në reagimin e Apple.
Më me fat ishte shqiptari i Maqedonisë Erhat Kurtishi, me qëndrim në Heresbrugg të St. Gallenit i cili nuk u besoi syve pa se në çantën e djegur të të shoqes, ishte djegur dhe bërë e papërdorshme pasaporta e tij maqedonase. Por prej nga ky zjarr?
Duke hulumtuar në çantë, ai kishte vërejtur se ishte telefoni i tij mobil që kishte eksploduar dhe nga shpërthimi ishte djegur edhe pasaporta dhe ishte shkaktuar një zgavër në çantë.
Ekspertët thonë se si pasojë e nxehtësisë dhe ftohtësisë ekstreme, bateritë e telefonave mobilë edhe mund të eksplodojnë. Por kjo sipas tyre ndodhë tepër rrallë edhe pse jemi dëshmitarë që vetëm muajin e fundit janë shënuar katër incidente ku kanë shpërthyer bateritë e telefonit, njëri i cili ka përfunduar me fatalitet. /infoGLOBI/
Categories