Thuajse të gjitha mediat serbe kanë shrkuar artikuj për protestën e paralajmëruar për 8 mars ditën e premte në Shkup.
Askush nuk e di se kush janë organizatorë të protestës, por mediat serbe raportojnë se në Shkup do të mbahet protestë edhe pse as MPB dhe asnjë person ose organizatë tjetër nuk ka marrë përgjegjësinë se kush do t’i organizojë dhe kush do t’iu prijë protestave.
Nuk dihet kush e ka formuar as ftesën për protestë e cila është shrkuar jo në një gjuhë letrate shqipe me shumë gabime gramatikore.
Dyshimi ka lindur në faktin se mediat serbe po i fryejnë zjarrit në Shkup që ende nuk dihet se në interes të kujt po shkon.
Është e mundur që vetë serbët ta kishin bërë një ftesë të tillë, e cila me ose pa dashje po shpërndahet me shpejtësi nëpër rrjetet sociale në internet e që tek të rinjtë shqiptarë duket sikur të jetë një ftesë serioze.
Policia e Maqedonisë ka njoftuar se ende askush nuk ka njoftuar zyrtarisht se do të ketë protestë në Shkup gjatë ditës së premte.
Nga ana tjetër edhe maqedonasit kanë paralajëmruar se të shtunën do të organizojnë protestë, por si kundërpërgjigje për protestën e shqiptarëve. /Zhurnal/
Categories