Categories
Lajme FRI

Pse të mos jem unë?

Kur imam Buhariu arriti në moshën 14 vjeçare, ndodhej një ditë mes dijetarëve. Dy prej dijetarëve kishin një shqetësim, pasi në librat që ishin përmbledhur hadithet e të Dërguarit të Allahut alejhis-selam, kishin depërtuar edhe hadithe që ishin jo të saktë. Njëri prej tyre tha: “Ah sikur dikush t’i ndante hadithet e sakta nga ato të pasakta.”
Tregon imam Buhariu: “Këto fjalë më prekën dhe thash me vete: “Përse të mos jemë unë?!”
Mesazhi: Muslimani nuk duhet të jetë një njeri i cili jetën e kalon kot, por duhet të ketë qëllim dhe objektiva. Vallë, a ke menduar ndonjëher përse je krijuar dhe përse jeton? Mos jeto si në ëndër, por vëri vetës një objektiv për të cilin do të jetosh dhe do të vdesësh. Bëre objektiv të jetës tënde që gjithmonë të jeshë në shërbim të islamit dhe qëllim primarë të keshë fitimin e kënaqësisë së Allahut. Ajo që e bëri Buhariun të njohur dhe të famshëm ishte qëllimi dhe objektivi i tij.
Përktheu: Mevlan Abazi

Exit mobile version